“Ekonomia, ecuri pozitive” - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takon delegacionin e Bankës Botërore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore. Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar të shfaqë një ecuri pozitive, e mbështetur nga rritja ekonomike, përmirësimi i treguesve të punësimit dhe të ardhurave, si dhe ruajtja e stabilitetit financiar. Ai nënvizoi se inflacioni vijon të jetë pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa zhvillimet e kursit të këmbimit dhe kushtet financiare mbeten faktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen e politikës monetare.
Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian.
Guvernatori u ndal veçanërisht në projektin e implementimit të TIPS Clone, sistemit shqiptar të pagesave të shpejta, i cili po zhvillohet si bashkëpunim mes Bankës së Shqipërisë, Bankës së Italisë, Bankës Qendrore Evropiane dhe sistemit bankar shqiptar. Ai bëri me dije se projekti ndodhet në fazën intensive dhe përmbyllëse të implementimit dhe synohet që sistemi të jetë operacional në nëntor 2026.
TIPS Clone do të mundësojë kryerjen e pagesave në kohë reale, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke rritur shpejtësinë dhe sigurinë e transaksioneve dhe duke ulur kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset. Implementimi i këtij sistemi përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe në afrimin e saj me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.
Guvernatori theksoi gjithashtu se përdorimi më i gjerë i pagesave elektronike pritet të gjenerojë kursime të konsiderueshme për sistemin financiar dhe ekonominë shqiptare, ndërsa do të kontribuojë në formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e përfshirjes financiare.
Dialogu social në Shqipëri - Manjani: Përgatitemi të funksionojmë si europianë
Dialogu social dhe standardet europiane në fushën e punësimit ishin në fokus të një workshop-i dyditor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat......
Kredia studentore - Subvencionim nga shteti, skema mbulon tarifat dhe kostot e jetesës
Studentët që nuk arrijnë të përballojnë me të ardhurat e familjes tarifën e universitetit, apo shpenzimet e jetesësk, do të kenë sërish mundësi ti financojnë......
Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i ulët pavarësisht shtimit të rrezikut
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......
Ligj për “Made in Albania”? - Musabelliu: Drafti gati, mekanizma për nxitjen e eksporteve
Produktet dhe shërbimet shqiptare pritet të kenë një kuadër të posaçëm ligjor. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e ligjit “Made in......
Pasuritë sjellin më shumë - Qiratë e pronave të sekuestruara i afrohen 2 milionë eurove në 8 muaj
Shteti ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Të dhënat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të......
Durrësi zgjeron kanalizimet - Karakaçi: 85 milionë euro grant europian për impiantin dhe rrjetet e ujërave të ndotura
Kanë nisur në Durrës punimet për një nga projektet më të rëndësishme në sistemin e trajtimit të ujërave të ndotura. Investimi synon modernizimin dhe......
LNG, në “grackën” e Hormuzit - Katari dhe Emiratet kërkojnë rrugë alternative. Eksportet bien, kostot e transportit rriten
Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet pika më e dobët për furnizimet globale me gaz të lëngshëm natyror. Gjashtë muaj pas bllokadës së rrugës detare, Katari......
Asnjë hektar s’u tund?! INSTAT raporton të njëjtën sipërfaqe pyjore si në 2024
Shqipëria kishte rreth 1.15 milionë hektarë pyje në vitin 2025, një sipërfaqe që nuk ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë. Të dhënat më të fundit të......

