Shqipëria Postuar më 22 Gusht 2025, 13:45

Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës, me ritëm të lartë rritje - BSH: “Kapërcyen” vendet partnere tregtare të rajonit në tremujorin e parë

Nga Ledina Elezi

Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës, me ritëm të

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë rajonin për sa i përket rritjes së tyre ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht se ekonomia është rritur me një ritëm më të ngadaltë në fillim të vitit, vendi ynë bashkë me Kosovën kanë pasur një rritje pak më të lartë se vendet e tjera partnere tregtare të rajonit, si për shembull Serbia, Maqedonia e Veriut apo Greqia.

Megjithëse ekonomia e Serbisë është shumë më e zhvilluar se ajo e Shqipërisë apo Kosovës, në terma të ritmit të rritjes, ajo zbriti në 2%, nga 3.3% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ky ngadalësim i ekonomisë serbe erdhi si rezultat i ecurisë së dobët të investimeve.

Nga ana tjetër, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në tremujorin e parë, i nxitur nga zgjerimi i konsumit të familjeve, e investimeve publike dhe private, si dhe e eksportit të mallrave e shërbimeve. Duke qenë se ekonomia jonë dhe ajo e Kosovës është më e vogël dhe shumë sektorë janë akoma në zhvillim e sipër, ky ritëm i lartë rritjeje është i pritshëm.

Në Maqedoninë e Veriut, rritja ekonomike shënoi 3%, si pasojë e zbehjes së kontributit nga konsumi publik dhe rritjes më të ngadaltë të investimeve, ndërsa në Kosovë, ajo u ngadalësua në 3.6%, si rezultat i rënies së eksportit të mallrave gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.

Për sa i përket çmimeve, ato u rritën në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë. Inflacioni arriti një mesatare prej 2.3% ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve dhe të qirasë.

Ndërkohë, inflacioni është përshpejtuar ndjeshëm në Kosovë, duke arritur në 3.6% si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Rritja e çmimeve është ngadalësuar në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të rënies së çmimit të lëndës djegëse dhe ngadalësimit të inflacionit të ushqimeve.

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat