Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2024, 15:49

“Ekonomia e Amerikës më mirë me Trump” - Qytetarët në Shqipëri: Nuk pritet të ndryshojnë marrëdhëniet mes 2 vendeve

Nga Hamit Yzeiraj

“Ekonomia e Amerikës më mirë me Trump” -

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, qytetarët në Shqipëri dhanë opinionet e tyre. Fitorja e Donald Trump nuk u prit dhe shumë mirë nga një pjesë e qytetarëve në vend, por pati dhe ata që e quajtën rezultat pozitiv.

“Sukses i madh për Shqipërinë. Do doja Harrisin që ta merrte. Në fakt do daja ta merrte Harris, por gjithsesi shpresojmë që Trump të sjelli diçka të re. Nuk besoj të ndryshojnë marrëdhëniet poozitive që kanë 2 vendet.”

Për sa i përket aspektit ekonomik një qytetar, i cili ka jetuar prej disa vitesh në SHBA, u shpreh se do ketë një panoramë më pozitive të ekonomisë nën mandatin e Trump duke bërë dhe një krahasim me ecurinë ekonomike të vendit në 4 vitet e fundit.

Sinkron-qytetarët.

“Kam qënë vetë në Amerikë, taksat ishin më të larta gjatë 4-jeçarit të fundit, gjithashtu edhe ato për automjetet. Ndërsa kur ka qënë Donald Trump president taksat ishin më të ulëta dhe ka premtuar që t’i uli sërish në këtrë mandat të ri”.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat