“Ekonomia do të vijojë të rritet” - Parashikimi/ Viti mbyllet me normë 3.9%, nxitje nga konsumi dhe investimet
Parashikimi i qeverisë për vazhdimin e vitit 2025 është optimist dhe pritet që ekonomia të vijojë në ritmet pozitive të rritjes me një normë prej 3.9 përqind. Gjatë periudhës afatmesme 2026-2028 rritja parashikohet në mesatarisht rreth 4.0 përqind në vit dhe pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet, ndërsa kërkesa e huaj neto (eksport-import) pritet të ketë një efekt pozitiv.
Referuar raportit të mesvitit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit, thuhet se konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, veçanërisht pas rikthimit në nivelet normale të inflacionit gjatë vitit 2024.
Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 0.1 përqind në vit gjatë viteve 2026-2028. Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës.
Ndërkohë, rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë pothuajse të njëjtën strukturë të perspektivës së ofertës agregate të aktivitetit ekonomik. Rrjedhimisht, pritet që shërbimet të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë. Krahas zgjerimit të pritshëm në nivele të moderuara të punësimit në nivel afatmesëm, pritet që edhe produktiviteti i përgjithshëm i punës të vijojë gjithashtu një përmirësim gradual.
Në të njëjtën kohë, politika fiskale për 2025 do të targetojë një nivel të investimeve publike prej 6.2% të PBB dhe në vijim për periudhën afatmesme do të ruaj një nivel relativisht të lartë prej rreth 5.9% të PBB përgjatë 2026-2028.
Ekonomia ka pasur perfomancë pozitive vitet e fundit duke njohur rritje progresive dhe 2024 u mbyll me një normë rritjeje vjetore prej 4 përqind në vit.

Tatimorët, në terren për sigurinë ushqimore - Rama paralajmëron tregtarët: Mishi dhe qumështi pa faturë, konfiskohen
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se grupet e inspektimit janë në terren për të kryer kontrolle te tatimpaguesit që tregtojnë produkte......

22 vatra zjarri të raportuara, 5 ende aktive – AKMC informon mbi situatën e detajuar në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi dhe njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22......

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Blegtoria mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në Shqipëri, duke garantuar një burim të qëndrueshëm ushqimi dhe të ardhurash për mijëra familje. Të......

Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë
Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe......

Objektivat për ndryshimet klimatike - BE synon një marrëveshje deri në shtator
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur planet për një marrëveshje mbi objektivin e tyre të ri për ndryshimet klimatike deri në......

“Arsimi të mbështesë tranzicionin e gjelbër” - Kërkesat/ Veprimet të jenë të shpejta për të përmbushur nevojat e tregut të punës
“Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme vendos një ngarkesë të konsiderueshme si në sektorin e arsimit, ashtu dhe në atë të biznesit, ndaj është e......

“BE do të kërkojë një marrëveshje me SHBA” - Komisioneri i Tregtisë, Sefcovic: Por jemi gati për kundërmasa!
Bashkimi Evropian do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po përgatit kundërmasa të mundshme në rast se......

Nis rilindja urbane 2.0/ Rama: Brenda vitit 2028 do të mbyllet procesi i legalizimeve
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama e nisi me një takim me deputetë dhe kryebashkiakë në vijimësinë e vizionit “Shqipëria 2030”. Hapësirat publike ishin......