Shqipëria Postuar më 2 Janar 2025, 12:20

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor - Nëndeklarimi i pagave dhe informaliteti, sfidat që duhen përballuar

Nga SCAN TV

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor -

Bilanci i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2024, pas arritjeve dhe rezultateve të pamohueshme zbulon edhe shumë problemeatika strukturore dhe administrative. Këto përbëjnë sfidat e vitit që sapo nisi. Ekonomia e vendit po rritet por ajo është e bazuar në vetëm 2 sektorë, turizëm dhe ndërtim. Sipas shifrave zyrtare ishin këto sektorë që ata ushqyen rritjen ekonomike të vendit në 3.9% në 9 mujorin e 2024-ës. A mjafton kjo? Sigurisht që jo. Ekonomia është shumë poshtë shfrytëzimit të potencialit të saj. 

Rasti më i qartë i kësaj është sektori bujqësor. Për shumë arsye bujqësia ka hyrë në një spirale krize dhe kontributi i saj në ekonomi është negativ. Në mungesë të prodhimit vendas, rritja ekonomike kërcënohet nga faktorët e jashtëm. Përvec bujqësisë për shkaqe të shumta ndër to edhe mungesa e fuqisë punëtore, i gjithë prodhimi vendas është në krizë. Fasonët po përjetojnë rëndë zhvlerësimin e euros.   

Por jo vetëm kaq. Sfidat e këtij viti mbeten problemet e trashëguara në ekonomi si reformimi i skemës së pensioneve, lufta me informalitetin, stabiliteti në çmimeve, mbrojtja e mjedisit nga volumi i lartë turistik e deri tek menaxhimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që kanë jo pak ndikim në ekonomi.

Me 800 mijë punonjës të siguruar dhe 725 mijë pensionistë, skema e pensioneve sjell efekte të rënda për financat publike. Raporti problematic mes kontribuuesve dhe përfituesve kërkon thellimin e luftës kundër nëndeklarimit të fortë të pagave.

Por krahas problemeve të shumta ekonomia e vendit ka plot hapësira për të shpresuar.

Zhvillimet pozitive sidomos në turizëm e ndërtim kanë kanë sjellë një rritje të konsiderueshme pagash dhe për pasojë edhe të konsumit. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat për frymë u rritën me 506 euro nga 9,067 euro në 2023-shin arritën në 9,573 euro në 2024.

Si rezultat i ecurisë pozitive të ekonomisë, arka e shtetit mblodhi më shumë para në 2024-ën sesa në 2023-shin. Kjo krijon premisat për një vit më të suksesshëm ekonomik, për investime, shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Buxheti I 2025 ka vënë në dispozicion plot 825 miliardë lekë për tu shpenzuar.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......