Shqipëria Postuar më 9 Prill 2025, 11:38

Eficienca energjetike, rinovohen pallatet në Shkodër - Hapet tenderi 42,8 milionë lekë për ndërtesa shumëfamiljare

Nga Ernilda Luzi

Eficienca energjetike, rinovohen pallatet në Shkodër - Hapet tenderi

Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin me objekt rinovim me eficiencë të lartë energjie në ndërtesa shumëfamiljare në qytetin e Shkodrës. Fondi limit i përllogaritur është 42 milionë e 799 mijë lekë.

Sipas dokumentit të tenderit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti është në fazën e tretë, që përfshin auditimin e objekteve të përzgjedhura për ndërhyrje për përmirësimin energjitik.

Referuar dokumentit, pallati i marrë në studim është një objekt banimi shumëfamiljar 6- katësh, i ndërtuar në periudhën përpara viteve 1990. Kjo ndërtesë do të përdorë sisteme alternative me eficiencë të lartë energjetike; sisteme të decentralizuara të furnizimit me energji që shfrytëzojnë burime të rinovueshme të energjisë.

Po kështu, do të instalohen sisteme të cilët realizojnë prodhimin e kombinuar të energjisë termike dhe të energjisë elektrike, si dhe sistemet e ngrohjes-ftohjes së përqendruar, veçanërisht ato që shfrytëzojnë burime të rinovueshme energjie për ndërtesa ose blloqe ndërtesash.

Energjia elektrike që është e nevojshme për realizimin e punimeve, do të merret nga rrjeti kryesor elektrik përmes një matësi në pikën më të afërt të mundshme, e cila do të përcaktohet nga KESH-i, për të përfunduar zbatimin e suksesshëm të punimeve.

Godinat e rinovuara sipas parimeve të eficiencës së energjisë, jo vetëm reduktojnë konsumin e energjisë çka rrjedhimisht sjell dhe ulje të emetimeve, duke mbrojtur mjedisin, por ofrojnë edhe kushte komode jetese për qytetarët.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat