Eficienca energjetike në ndërtesat shumëfamiljare - Agjencia hap dy tendera në Elbasan dhe Shkodër
Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur dy tendera për rinovim me eficiencë të lartë energjie në ndërtesa shumëfamiljare përkatësisht në qytetin e Elbasanit dhe në qytetin e Shkodrës. Objektivi kryesor është përmirësimi i performancës energjetike.
Në Elbasan ndërhyrjet do të fokusohen në godina shumëfamiljare të ndërtuara para viteve ’90.
Referuar dokumentit, në këto ndërtesa me lartësi deri në 5 kate evidentohen ndërhyrje të shumta në fasadë dhe shtesa të ndryshme bërë gjatë viteve të fundit nga banorët. Gjithashu, në fasada vërehen dëmtime, kryesisht si rrjedhojë e lagështisë dhe e agjentëve atmosferikë. Projekti përfshin auditimin, certifikimin dhe zbatimin e masave për rritjen e performancës energjetike.
Në qytetin e Shkodrës, projekti përqendrohet në një pallat 6-katësh i pozicionuar krahas “Bulevardit Zogu”. Në dokument thuhet, se rinovimi do të përfshijë rritjen e izolimit termik dhe përmirësimin e sistemeve të ngrohjes e të ndriçimit. Ky projekt do të përfshijë gjithashtu përdorimin e sistemeve alternative, duke përfituar nga burimet e rinovueshme të energjisë, për të rritur efiçencën.
Të dy projektet pilot përfshijnë certifikimin energjetik të godinave, në përputhje me rregulloret për auditimin dhe performancën e ndërtesave, dhe pritet të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të qyteteve.
Ndërkohë, fondi limit i projektit në Elbasan është 48 milionë e 512 mijë lekë, ndërsa vlera e përllogaritur projektit në në Shkodër është 42 milionë e 799 mijë lekë .
Sondazh

“Centrale energjetike brenda kullotave” - Hyn në fuqi ligji i ri, lejon zhvillimin e këtyre projekteve
Brenda fondit kullosor do të lejohet ndërtimi i centraleve diellore dhe atyre të erës”. Ligji i ri është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke iu hapur rrugë......

SHBA kufizon eksportet e çipeve në Kinë - Vendimi synon të pengojë avancimin e Pekinit në sektorin ushtarak
Shtetet e Bashkuara vendosën kufizime të reja për eksportet e çipeve dhe pajisjeve gjysmëpërçuese në Kinë, duke shënuar goditjen më të fundit të......

“11 milionë turistë në 11 muaj” - Kumbaro: Të ardhurat janë rritur me 34% në 2 vjet
Shqipërinë e kanë vizituar rreth 11 milionë shtetas të huaj nga fillimi i vitit e deri në fund të nëntorit. Sektori, që shihet gjithmonë e më shumë si ai që......

“Çmime më të ulëta për qytetarët, më shumë akses në treg” - Ndryshon ligji për konkurrencën. Përafrohet me legjislacionin e BE
Bizneset e vogla dhe të mesme, do të përfitojnë nga një mjedis më i drejtë biznesi dhe konkurrues, si dhe do të kenë më shumë mundësi për hyrje në treg. Kjo......

Shoqëritë e kursim kreditit u zgjeruan me 8.8%/ Aktivet arritën në 16.4 miliardë lekë në tremujorin e tretë.
Referuar bilancit sektorial të shoqërive të kursim-kreditit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, aktivet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024 kanë arritur......

Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve!
Në 128 vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Kryetari Nikolin Jaka përçoi disa mesazhe të rëndësishme. Ai u ndal në një analizë të detajuar......

Dajti, Kashari e Farka u shtuan me rreth 6 mijë banorë në vit/ Shifrat e Censit: Trendi i periferisë “boshatisi” lagjet e vjetra të Tiranës
Në vitet e fundit, disa zona të Tiranës kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të popullsisë, ku duket qartë tendenca e zhvendosjes drejt periferisë dhe......

OpenAI bashkëpunon me industrinë e mbrojtjes - Partneriteti do të përdorë IA për të identifikuar kërcënimet ajrore
Përhapja e inteligjencës artificiale në industrinë e mbrojtjes po merr një nxitje nga partneriteti i ri i OpenAI me Anduril Industries. Kompania e......