Shqipëria Postuar më 13 Janar 2026, 11:25

“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri - Blerjet online çojnë në rekord dërgesash nga jashtë vendit. Rreth 102% më tepër se në 2024

Nga Ledina Elezi

“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në

Përgjatë harkut kohor të një viti, në Shqipëri kanë ardhur më shumë objekte me postë nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në tremujorin e tretë të 2025, numri i objekteve postare ndërkombëtare (dalëse dhe hyrëse) u rrit me 102% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky rekord i objekteve postare ndërkombëtare hyrëse vjen për shkak të rritjes së blerjeve online nga shqiptarët. Fenomeni “TEMU”, pra “boom-i” i blerjeve online të produteve të lira dhe me një baze të gjerë nga platforma TEMU, është përkthyer padyshim në rritjen e dërgesave me postë.

Megjithatë, në krahasim me tremujorin e dytë, dërgesat me postë brenda dhe jashtë vendit, rezultojnë me rënie.

Posta Shqiptare, i cili vazhdon të jetë ofruesi i vetëm i shërbimit universal në Shqipëri, pra që ofron një minimum të përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të mundshme për të gjithë përdoruesit në territorin e Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike, me çmime të përballueshme, është kompania që ka shpërndarë më shumë objekte. Rreth 4.5 milionë.

Me regjistrimin zyrtar të Bankës Shqiptare të Zhvillimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në dhjetor të vitit të kaluar, edhe Posta Shqiptare pritet të marrë një rol tjetër. Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të hapin depozita në Bankën e Zhvillimit, ato mund të depozitojnë paratë e tyre pranë pikave të Postës Shqiptare dhe t'i tërheqin këto para bashkë me interesat.

Kjo vlen gjithashtu edhe për investimin në tituj qeveritarë, një individ paraqitet në një prej degëve të Postës Shqiptare ose hyn në faqen e saj në internet, zgjedh instrumentin që dëshiron dhe më pas shumën që do të investojë.

Kështu funksionon me Postën Italiane dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Postën Shqiptare, duke marrë parasysh se për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit është ndjekur modeli i Bankës Italiane të Zhvillimit, Cassa Depositi e Prestiti.

Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat