Shqipëria Postuar më 22 Maj 2026, 12:54

Edukimi i fëmijëve për rregullat e qarkullimit rrugor - Dita e dytë e AFA IV, Habilaj: Synohet ndërgjegjësimi nëpërmjet argëtimit

Nga Fabjona Pasho

Edukimi i fëmijëve për rregullat e qarkullimit rrugor - Dita e

Në ditën e dytë të Automotive Fair Albania, në fokus ishin fëmijët. Go Karts Kids është një aktivitet edukativ dhe gjithashtu argëtues, I fokusuar tek siguria rrugore dhe ndërgjegjësimin për rregullat e qarkullimit.

Ina Habilaj, nga DPSHTRR tregon detajet dhe objektivat e këtij organizimi.

“Ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e fëmijëve, jo vetëm nëpërmjet edukimit dhe rregullave, por edhe argëtimit. Fëmijët nga 12-14 vjeç, nëpërmjet improvizimit të makinave GO Kart, duke bërë xhiro në cirkuid, gjithashtu duke mësuar sit ë jenë shoferë sa më të mirë. Janë 25 fëmijë pjesëmarrës”, shprehet Habilaj.

Automotive Fair Albania do të vijë gjatë këtyre ditëve edhe me aktivitete të tjera, ku një ndër më të rëndësishmit është mbrëmjen e së premtes, me një shfaqje stunt nga profesionistë.

Automotive Fair Albania, u çel mbrëmjen e së enjtes, duke sjellë jo vetëm festë për kryeqytetin, por duke bërë bashkë pasionin, shpejtësinë dhe inovacionin.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat