Shqipëria Postuar më 8 Prill 2026, 20:11

Edi Rama: Skema e re për pensionet pasuron skemën aktuale. Ja se si do funksionojë ajo

Nga SCAN TV

Edi Rama: Skema e re për pensionet pasuron skemën aktuale. Ja se si do

Një skemë e kombinuar ku shteti dhe privati do të vendosin fonde shtesë që i bashkohen fondit aktual të pensioneve. Kjo është pak a shumë skema e re që kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në dy takimet e tij që i pati në Lezhë dhe në Durrës. Sipas kryeministrit nëse dikush vendos që të nxjerrë nga paga 1 euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e vet të pensionit, edhe shteti do të vendosë 1 euro tjetër për punonjësit e tij dhe kështu do bëhen 2 euro” që shkojnë në fondin e pensioneve i cili fillon pak nga pak të marrë formë dhe të bëhet një fond i garantuar.

Në takimin e Durrësit Rama e sqaroi më hollësisht këtë ndryshim të ri, ku ai tha:  

“Jemi në një kohë kur po flasim shpesh edhe për pensionet, është që këto paga janë paga të sigurta edhe në aspektin e sigurimeve shoqërore. Pra, ata të cilët punojnë këtu dhe punojnë në këto realitete të reja të Shqipërisë punojnë për sot dhe sigurohen për nesër dhe këtu mbase është vendi për të shtuar vetëm diçka që ne jemi duke përgatitur një skemë të re për pensionet që nuk do ta zëvendësojë, por do ta pasurojë skemën aktuale duke i dhënë mundësi të gjithë punonjësve që duan të kursejnë më shumë për pensionin, që të vendosin në një fond të veçantë çfarëdolloj përqindje nga paga, të cilën shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë.

Pra, nëse po themi dikush vendos që të nxjerrë nga paga 1 euro për ta vendosur çdo muaj në fondin e vetë të pensionit, që pastaj t'i shtohet në fund pensionit që ai do të marrë nga skema normale, shteti do të vendosë 1 euro tjetër dhe kështu do bëhen 2 euro dhe natyrisht kjo do të jetë e kombinuar, shteti për punonjës e shtetit, privati për punonjësit e vetë dhe kjo do të bëjë që fondi i pensioneve të fillojë pak nga pak të marri formë dhe të jetë një fond që garanton, qoftë ata që investojnë tek fondi, por garanton edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit, në një afat të gjatë sepse ajo që po shohim në këtë kohë kur teknologjia po bën transformime të mëdha dhe po zëvendëson njeriun në disa aspekte është njëkohësisht nevoja për burime shumë të specializuara njerëzore dhe në fund të ditës është shumë e qartë që robotët nuk do arrijnë dot të plotësojnë të gjitha nevojat për burime njerëzore të sipërmarrjes dhe prandaj çdo sipërmarrje sot është shumë e interesuar për punonjësit e specializuara apo për punonjës që janë të gatshëm të specializohen”.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat