Shqipëria Postuar më 25 Janar 2025, 10:29

Edi Rama: Institucionet nuk po e justifikojnë pavarësinë financiare -“Gjyqtarët i rritën rrogat vetes”

Nga Fabjona Pasho

Edi Rama: Institucionet nuk po e justifikojnë pavarësinë

Pavarësia e institucioneve në Shqipëri është bërë temë diskutimi në podcastin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Në një bisedë me Selami Xhepën, numri një i qeverisë u ndal edhe tek autonomia financiare e institucioneve, që sipas tij nuk është e justifikuar me rezultatet e dala nga kontrolli i performancës.

“Kemi bërë në mënyrë të përsëritur përpjekje, por gjatë rrugës e kam parë në më shumë se një rast që një gjë e konsideruar e çliruar është shfaqur sërish e kapur në një tjetër anë dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar në një anë dhe është zgjatur nga një anë tjetër.
Sa i përket pavarësisë së institucioneve është problem, se pse sa më shumë i japim pavarësi aq më shumë bie në sy paaftësia institucionale për të kontrolluar në kuptimin e performancës, jo politik, në sistemet shtetërore.
Rasti klasik dhe më spektakolar i impotencës së pjesës tjetër për të thënë jo, është se si gjyqtarët i rritën pagat vetes.
Bënë një ankim në GJK sepse sipas tyre llogaria e pagave dilte që duhet të rritej në një masë x dhe Kushtetuesja bëri një ekstra llogari e nxori që duhej të rritej edhe më shumë nga sa ishte kërkuar.
Universiteteve i kemi dhënë autonomi financiare, por kontrolli i performancës, nuk e maksimizon efektin që duhet të kishte. Pika tjetër, kur vjen puna tek ministritë, e kemi vuajtur dhe e vuajmë pjesën që ministria i bën të gjitha, kur në fakt ato duhet të bëjnë politika.
Është një rendje pas të tashmes kur rutina luan një rol të madh në presionin që ushtron dhe punohet në një lloj emergjence”, u shpreh Rama.

Gjatë diskutimeve në podcast, Kryeministri theksoi se Shqipëria ka bërë kapërcim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve me pak mbështetje, në krahasim me vendet e tjera.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat