Edhe 10 ditë afat për instalimin e POS/POI - Tatimet apel bizneseve të zbatojnë detyrimin cashless

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati ligjor për zbatimin e detyrimit të pagesave elektronike (cashless) përmes pajisjeve POS/POI në pikat e shitjes të strukturave akomoduese, shërbimeve të transportit dhe institucioneve apo shoqërive publike me kapital shtetëror.
Sipas njoftimit të Tatimeve, subjektet e përfshira duhet të përmbushin këtë detyrim brenda datës 30 maj 2026, duke siguruar pranimin e pagesave me kartë dhe forma të tjera elektronike në aktivitetin e tyre të përditshëm.
Administrata tatimore thekson se zgjerimi i pagesave cashless synon rritjen e transparencës në transaksione, ofrimin e një shërbimi më të shpejtë dhe efikas për qytetarët, si dhe forcimin e formalizimit të ekonomisë.
Tatimet u bëjnë thirrje subjekteve që ende nuk kanë përfunduar instalimin e pajisjeve POS/POI të mos e shtyjnë procesin për ditët e fundit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe problematikat në përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Autoritetet rikujtojnë se pas përfundimit të afatit, moszbatimi i kërkesave të përcaktuara në legjislacion mund të sjellë masa administrative sipas parashikimeve ligjore.
Hoxha takim me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së: Angazhim për të thelluar reformat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, zhvilluan një diskutim me ambasadorët e......
Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan humbet pikë. Forcohen Paundi e Franga
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë të enjte negativisht duke pësuar kështu një zbritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është......
IA po hyn me shpejtësi në vendet e punës/ Përdorimi në Shqipëri u rrit me 2.7% gjatë vitit 2026. Tejkalojmë mesataren globale
Inteligjenca artificiale po kthehet me shpejtësi në “energjinë” e re të ekonomisë globale, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë dhe......
Britania, marrëveshje tregtare me shtetet e Gjirit Persik - Ekonomia e vendit pritet të përfitojë rreth 3.7 miliardë paund
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje tregtare me një grup prej gjashtë shtetesh të Gjirit Persik, e cila do të ketë një vlerë prej 3.7 miliardë......
Shërbimet TIK do të klasifikohen sipas kompleksitetit - Marzhe të reja për shërbimet e sigurisë kibernetike në administratë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin “Për përcaktimin e rregullave për pagesat e shërbimeve të ofruara nga shoqëria “Albanian Digital Solution”, sh.a.,......
SHBA shtoi përdorimin e qymyrit - E vetmja ekonomi e madhe me rritje të ndjeshme të konsumit në 2025
Bota ndërtoi dhe vuri në punë më shumë termocentrale me qymyr, por uli përdorimin e lëndës djegëse fosile shumë ndotëse, me Shtetet e Bashkuara të vetmen......
Rritja e të ardhurave reale në Evropë - Ekonomitë më të mëdha mbeten prapa, ndërsa Polonia dhe Portugalia kryesojnë
Vendet dhe institucionet ndjekin shumë tregues për të matur rritjen ekonomike, me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndër më të vëzhguarit.......
FMN: Frenoni subvencionet horizontale - Shpenzime fiskale vetëm për familjet dhe bizneset e cënueshme
Fondi Monetar Ndërkombëtar po u bën thirrje qeverive që gjatë kohërave të krizës, si kjo aktuale, të synojnë shpenzimet fiskale vetëm për familjet dhe......


