Ecuria e borxhit publik për vitin 2025, ministri Malaj paraqet treguesit në Kuvend

Ministri i Financave ka prezantuar sot në Kuvend treguesit e borxhit publik të vendit. Sipas tij shifrat konfirmojnë ecurinë më të mirë në rajon. Para deputetëve Petrit Malaj deklaroi: Borxhi Publik në raport me Produktin e Brendshëm Bruto vijoi tendencën rënëse duke u ulur në 53.04% e PBB në fund të vitit 2025, nga 54.21% e PBB që ishte në fund të vitit 2024, pra me një ulje me rreth 1.2 pikë përqindje.
Gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka ulur ndjeshëm borxhin publik me rreth 21 pikë përqindje, një shifër kjo ndjeshëm më e lartë në krahasim me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën.
Në fund të dhjetorit 2025, borxhi i brendshëm përfaqësoi 59.4% të stokut të borxhit të Qeverisë Qendrore, ndërsa borxhi i jashtëm përbën 40.6% të tij.
Sa i takon kostos mesatare të borxhit të brendshëm, gjatë periudhës janar - dhjetor 2025 yield-i mesatar i ponderuar i letrave me vlerë të Qeverisë pësoi ulje, duke arritur në 4.23%, kundrejt 4.56% në fund të vitit 2024.
Gjithashtu edhe kosto mesatare e borxhit të jashtëm për vitin 2025 pësoi ulje duke arritur në 3.53% nga 3.70% që ishte në 2024.
Edhe treguesit e riskut janë përmirësuar. Jetëgjatësia mesatare u rrit në 2.8 vite (ose 1001 ditë) në fund të vitit 2025, krahasuar me 2.6 vite (ose 923 ditë) në fund të 2024. Pesha e Borxhit në valutë të huaj u ul në 40%, krahasuar me rreth 42% që ishte në fund të vitit 2024.
Padyshim këta janë tregues të rëndësishëm, që tregojnë ndër të tjera edhe për momentet që po kalon ekonomia shqiptare dhe qëndrueshmërinë e saj edhe në periudhë afatmesme.
Kredi 50 milion euro për infrastrukturën bashkiake: Ja se ku do shkojnë financimet
Kuvendi ka ratifikuar sot marrëveshjen së huasë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim......
DIVA, AmCham kërkon më shumë informacion për bizneset, trajnime për deklaratat e reja
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një trajnim informues për komunitetin e biznesit mbi ndryshimet më të fundit në sistemin e deklarimeve tatimore për......
Fundi i hegjemonisë amerikane? Euro digjitale si mjeti i BE-së për sovranitetin e pagesave?
Gjashtë në dhjetë transaksione evropiane kalojnë përmes infrastrukturës amerikane, si Visa, Mastercard dhe PayPal. Brukseli dëshiron ta ndryshojë këtë......
Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian - Vlerësohet bashkëpunimi SPAK-AAPSK
Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare,......
Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve
Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e......
Kostot e prodhimit rriten lehtë/ Shifra në tremujorin e katërt 2025 nuk paralajmëron shtrenjtim për konsumatorin
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti 129.6, duke shënuar një rritje shumë të vogël vjetore prej 0.2%. Theksojmë se ky......
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të shitjes së bukës në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës,......


