Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2025, 12:37

“E pamundur të zhvillohen zgjedhje në Tiranë” - Kreu i KQZ: Ndërpremë përgatitjet për kryeqytetin. Në 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen

Nga Diamila Leka

“E pamundur të zhvillohen zgjedhje në Tiranë” - Kreu

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kreu Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Ilirjan Celibashi, deklaroi se janë pezulluar përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në kryeqytet.

Ai shtoi se më 9 nëntor zgjedhjet do të zhvillohen në Bashkitë e Vlorës, Matit, Cërrikut, Beratit dhe Tepelenës.

“Në momentin që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar efektet për atë pjesë të dekretit të Presidentit është sikur ai dekret të mos ekzistojë në një lloj mënyre për atë pjesë për të cilën ka urdhëruar Gjykata. Dhe do të ishim në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitur të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Ndaj e thashë se bazuar në urdhërimin e vendimit të Kushtetueses do të duhet ta respektoj vendimin. Kjo është e qartë në gjykimin tim. KQZ nuk mund të kryejë asnjë veprim që lidhet me përgatitjen e procesit zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, është çështje e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi ankimin që është bërë në gjykatë nga zoti Veliaj në lidhje me vendin për shkarkimin e tij.  KQZ nuk po zhvillon asnjë veprimtari që lidhet me përgatitjen e procesit zgjedhor për Tiranën për datën 9 nëntor për shkak të urdhërimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Celibashi.

Në të pesë Bashkitë ku më 9 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote arrin në rreth 311 mijë. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat