E marta “e zezë” e shoferëve - INSTAT: Vdekshmëria, 10.5 për 100 aksidente rrugore
Statistikat e publikuara nga INSTAT për periudhën janar- dhjetor 2024 tregojnë se janë regjistruar 1.666 aksidente, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ku janë shënuar 1.285 aksidente. Këto shifra reflektojnë një rritje të ndjeshme të aksidenteve në Shqipëri përgjatë vitit 2024.
Gjithashtu për vitin 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10.5 për 100 aksidente, nga 14.9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, në muajin dhjetor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 20.1 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 10.1%.
Nga ana tjetër, sjellja e drejtuesve të automjeteve është faktori dominues në 89.3 % të rasteve për shkaktimin e aksidenteve.
Sipas të dhënave, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 26.2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Përsa i përket përhapjes gjeografike, qarku i Tiranës duke marrë në konsideratë numrin më të madh të popullsisë është më i ekspozuar ndaj riskut të kryerjes së aksidenteve. Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të aksidenteve me 552 aksidente, ndërsa Berati regjistron numrin më të ulët me 30 aksidente përgjatë vitit 2024, thuhet në raportin e INSTAT.
Sondazh

Ku e merr “bukën” Shqipëria? Rreth 60% e peshës mbështetet vetëm në dy vende
Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e sasisë së importuar dhe rritje e sasisë së......

50 euro në vit për Karton Jeshil drejt Malit të Zi- Pritet shtim i shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare
Të gjithë makinat me targa shqiptare që udhëtojnë drejt Malit të Zi, nga shkurti do të kenë zbritje të çmimit të primit të sigurimit për “Karton Jeshil”.......

Kush e financon Organizatën Botërore të Shëndetësisë? Lista e donatorëve të saj më të mëdhenj!
Vendimi i Presidentit Donald Trump për të dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të thotë se agjencia e OKB-së po humbet financuesin e saj më të......

Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare!
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare dhe sipas raportimeve flitet për një interes mjaft të lartë......

Pas vendimit të Trump për nënshtetësinë amerikane: Cilat vende europiane praktikojnë të drejtën e shtetësisë nga lindja?
Presidenti Donald Trump tha së fundmi se SHBA është i vetmi vend në botë që ofron shtetësi për një fëmijë të lindur në tokën e saj, pavarësisht nga kombësia......

Vucic: Dorëheqja e kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se dorëheqja e kryeministrit Millosh Vučević të martën mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose një......

Kursi këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.3 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

“Agropërpunimi rrit vlerën e prodhimeve bujqësore”-Balluku: Të ushqejmë turistët me produktet vendase
Industria agropërpunuese po rrit vlerën e prodhimeve bujqësore vendase. Gjatë një inspektimi në një firmë agropërpunuese në Lushnje, zëvendëskryeministrja,......