E-albania shënoi rritje gjatë muajit Mars/ Cilat shërbime kërkuan më shumë qytetarët?

Platforma qeveritare e-Albania prej vitesh është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura nga qytetarët shqiptarë, pasi ofron akses të shpejtë dhe të thjeshtë në një numër të madh procedurash administrative. Përmes saj, qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online për dokumente, pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht në sportele.
Sipas statistikave të fundit, gjatë muajve të parë të vitit është vërejtur një rritje e ndjeshme e kërkesave për shërbime elektronike dhe dokumente me vulë digjitale. Muaji mars shënoi edhe nivelin më të lartë të përdorimit të platformës, si për numrin e aplikimeve ashtu edhe për numrin e përdoruesve aktivë.
Ndërkohë, ndër shërbimet me pagesë më të përdorura gjatë tre muajve të parë të vitit përfshihen pagesa e taksës vjetore të mjeteve, aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Të dhënat tregojnë se gjatë muajit mars platforma regjistroi rreth 13 milionë vizita, ndërsa u kryen rreth 1.7 milionë aplikime për shërbime elektronike dhe afro 2.5 milionë përdorime të shërbimeve online. Në të njëjtën periudhë, në platformën qeveritare të ndërveprimit u realizuan mbi 39.3 milionë transaksione, një tregues i rritjes së përdorimit të proceseve administrative në mënyrë digjitale.
Edhe aplikacioni nga telefoni i platformës vijon të zgjerojë bazën e përdoruesve. Gjatë muajit mars, ai numëroi rreth 288 mijë përdorues, ndërsa 408 mijë përdorues unikë përdorën shërbimet e platformës gjatë kësaj periudhe. Në total, numri progresiv i përdoruesve unikë të regjistruar në platformë ka arritur në 3.4 milionë.
Aktualisht platforma ofron 1,277 shërbime elektronike, duke mbuluar një gamë të gjerë procedurash administrative për qytetarët dhe bizneset. Gjatë muajit mars u gjeneruan gjithashtu rreth 1.2 milionë dokumente me vulë elektronike.
Malaj takim me biznese të sektorit të turizmit në Berat - Fokus deklarimi real i pagave, formalizimi i sektorit dhe konkurrenca e ndershme
Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në......
Lirimi i brezit të sigurisë në akset rrugore kombëtare dhe krijimi i korridoreve të gjelbra, takim Hita-Kozeli
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim pune me......
Program Kombëtar për Parkimet - Demo: Rritje në zonat urbane e turistike, investimet edhe në bashkëpunim me privatin
Qeveria ka prezantuar Programin Kombëtar të Parkimeve, një nismë që synon të adresojë një nga problematikat më të prekshme në qytetet shqiptare, veçanërisht......
“Porta e Alpeve”, qeveria firmos kredinë 50 mln euro - Karakaçi: Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total 100 mln euro
Qeveria ka miratuar marrëveshjen e kredisë 50 mln euro me Bankën Evropiane të Investimeve, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon zhvillimin e......
Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta në Lindjen e Mesme po devijon turizmin
Gjithmonë e më shumë evropianë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Kjo lidhet me ofertën e gjerë turistike që vendi ynë ofron. Megjithatë, lufta në......
Cilat janë destinacionet me kosto më të ulët për pushime? Për vitin 2026, Shqipëria renditet ndër vendet më të lira për turistët
Viti 2026 pritet të sjellë tendenca të reja për sa i përket turizmit. Sipas Travel and Tours, Shqipëria është një nga vendet ku kostot janë më të ulëta se në......
AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke......
“Monitorim tregut të produkteve ushqimore” - Ibrahimaj: Subvencionojmë shtresat në nevojë nëse do të ketë shtrenjtime të tjera
Çmimet e frutave dhe perimeve janë nën monitorimin e qeverisë shqiptare, ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se janë edhe në......


