“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Malaj: Mbështetje për SME-të për rritjen e aksesit në financë dhe konkurrueshmërinë e tyre

Në fjalën e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, pohoi rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për ekonominë e vendit, si përsa i përket punësimit, ashtu edhe për vlerën e shtuar që ato sjellin.
Ministri theksoi se, nëpërmjet nismës “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, qeveria synon të rrisë aksesin në financë për SME-të në sektorë që janë të nënfinancuar, duke i mbështetur në rritjen e kapaciteteve teknologjike, në dixhitalizim apo në pjesën e efiçencës së energjisë.
Kjo mbështetje, tha Malaj, synon të sjellë rritje të konkurrueshmërisë së SME-ve dhe rritje të produktivitetit të tyre, që rrjedhimisht do të sjellë përshpejtim të rritjes ekonomike dhe përafrim më të shpejtë me standardet e Bashkimit Europian.
Ministri informoi se nisma do të mbështetet fillimisht me linjën e kredisë të çelur tashmë nga Banka e Shqipërisë në vlerën 250 milionë euro, e cila do të ofrohet me norma të ulëta interesi, ndërsa do të shoqërohet paralelisht edhe me garancinë sovrane prej 30 milionë eurosh që tashmë është çelur, e cila përveç sektorit bujqësor do të zgjerohet edhe për të mbështetur SME-të.
“Garancia sovrane do të rritet, pra nga vlera e 30 milionë që kemi aktualisht do të rritet gradualisht, bazuar në kërkesat që do të na vijnë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por natyrisht duke mbajtur parasysh edhe mundësitë që ka buxheti i shtetit”, u shpreh Malaj.
Ai theksoi se qeveria mbetet e angazhuar që të mbështesë sipërmarrjen dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, për të rritur kapacitetet e tyre teknologjike dhe njerëzore, në mënyrë SME-të të rrisin konkurrueshmërinë e tyre dhe të përgatiten për të hyrë në tregun e Bashkimit Europian, ku mundësitë janë të mëdha, por gjithashtu edhe konkurrenca.
Marrëveshja e financimit, 250 milionë euro kredi për NVM-të - Garanci sovrane për 70% të kolateralit
U nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Kuadër për zbatimin e Programit Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen......
AIDA prezanton mundësitë e reja për investime në forumin ekonomik Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri
Forumi ekonomik “Beyond Borders”, i mbajtur më 12 maj në Shkup, konfirmoi rritjen e interesit të investitorëve nga Maqedonia e Veriut drejt tregut shqiptar, në......
Pronat cilësore në Tiranë po shiten më shpejt/ Apartamentet me lokacion të mirë dhe vazhdojnë të dominojnë shitjet
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po hyn në një fazë gjithnjë e më selektive gjatë vitit 2026. Edhe pse ndërtimet e reja vijojnë të shtohen dhe......
Korça dhe Vlora, prej 10 vitesh më shumë vdekje se lindje/ Thellohet kriza demografike, vetëm Tirana mban gjallë shtesën natyrore
Shqipëria po hyn gjithnjë e më thellë në krizën demografike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2026 vendi regjistroi shtesë......
Pencabligil: Garancia sovrane lehtëson kreditimin e biznesit të vogël e të mesëm
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) mbeten në qendër të nismës së re kombëtare për rritjen e aksesit në financim, të nënshkruar sot në Tiranë mes......
Rama: Dyfishim i kapacitetit financues të ekonomisë, kreditë e këqija ranë në nivele të papërfillshme
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dyfishimi i kapacitetit financues të ekonomisë nga bankat e nivelit të dytë tregon qartësisht me fakte se ekonomia është......
Nisma për financimin e SME-ve dhe fermerëve - Sejko: 907 miliardë lekë kredi për sektorin privat
Në Bankën e Shqipërisë u nënshkrua sot partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të......
Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare
Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të cilat......


