Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2025, 09:50

Dyfishim i nxënësve në shkollat profesionale? - Muça: Reflekton tregun aktual të punësimit

Nga Fabjona Pasho

Dyfishim i nxënësve në shkollat profesionale? - Muça:

Të rinjtë gjithmonë e më shumë po orientohen drejt arsimit profesional. Këtë e tregojnë edhe objektivat e qeverisë, e cila synon që deri në vitin 2030, 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të ndjekin arsimin profesional.

Eksperti I punësimit, Erion Muça tregon se këto objektiva nuk janë rastësore, pasi reflektojnë nevojat e tregut të punës.

Por a do të ndikojë ky realitet I ri në dëshirën e të rinjve për të ndjekur arsimin e lartë?

Më tej Muça thekson se duhet të rishikohen standardet e pranimit në shkollat profesionale, sepse shpesh ka paragjykime.

Krahas dyfishimit të numrit të nxënësve, qeveria planifikon të investojë 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin  e laboratorëve teknikë

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat