Dy parqet teknologjike shqiptare prezantohen në Paris - Gonxhja: E ardhmja për Shqipërinë është sot, sidomos në fushën e inovacionit
Shqipëria ka prezantuar në konferencën më të madhe të inovacionit në Evropë, dy parqet e saj teknologjike, Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Edhe Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) apo Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), të cilët konsiderohen gjithashtu si aktorët më të rëndësishëm të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, u prezantuan në “VivaTech 2025”, eventin më të madh për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe start up-et.
I pranishëm në këtë konferencë ishte Ministri Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se Shqipëria jo vetëm që po prezanton projektet më të rëndësishme kombëtare, por edhe po ndërton ura bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtarë, start up-e dhe investitorë të mëdhenj.
“Mendoj që ne jemi në momentin më të mirë tonin sa i takon edhe motos sonë “Albania future noë”, pra e ardhmja për Shqipërinë është sot. Dhe në fushën e inovacionit dhe teknologjisë që janë shumë të rëndësishëm si sektorë sa i takon ekonomisë digjitale, ne vijmë për të folur me një gjuhë të unifikuar dhe me një ofertë konkrete për sa i takon parqeve Durana Tech Park dhe sa i takon TEDA Tirana, që është gjithashtu një zonë e lirë ekonomike, por edhe me oferta dhe me gjithë informacionet që vjen nga AIDA, për të investuar në Shqipëri në këto fusha dhe këto sektorë”, tha Gonxhja.
Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit.
Duke pasur edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit synon promovimin e ekosistemit të inovacionit shqiptar në tregun kombëtar e ndërkombëtar.

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”!
Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e......

Shqiptarët u “largohen” pushimeve në Mal të Zi - Operatorët: Akomodimi u shtrenjtua, pushuesit zgjedhin Greqinë
Mali i Zi po preferohet gjithnjë e më pak nga shqiptarët dhe jo vetëm për pushime këtë sezon turistik. Rritja e TVSH-së nga 7% në 15% për akomodimin në......

Izrael-Iran, në prag të luftës - Analiza/ Cili shtet do të dominonte në një konflikt ushtarak?
Daullet e luftës po dëgjohen gjithnjë e më fort në Azinë Perëndimore. Të premten, Izraeli kreu sulme ndaj infrastrukturave bërthamore dhe ushtarake iraniane.......

50% rënie në dëmet e paguara për Karton Jeshil - AMF: Kompanitë e sigurimit shpenzuan në total 2.6 mld lekë për dëmshpërblimet
Kompanitë e sigurimit kanë shpenzuar më pak para për mbulimin e dëmeve të automjeteve të përfshira në aksident, por jo vetëm, në janar-prill 2025. Sipas të......

AMA vazhdon fushatën e Edukimit Mediatik/ Krasniqi në gjimnazin e Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virtuale!
Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik. Fushata e nisur prej kohësh nga Autoriteti i Mediave......

Bota “përgatit” armët bërthamore - Shpenzimet globale në këtë sektor u rritën me 11%
Shpenzimet globale për armët bërthamore u rritën ndjeshëm në vitin 2024, me nëntë vendet e armatosura bërthamore në botë që rritën buxhetet e tyre me 11%,......

Mbetjet në Vlorë, nis depozitimi në Sherishtë - Projekti 24.95 mln euro, zgjidhje deri në 2047-ën. Mbyllja e fushës ekzistuese, ende pa afat
Në Landfillin e ri të Sherishtës në Vlorë ka nisur zyrtarisht depozitimi i mbetjeve urbane, si pjesë e funksionalizimit të infrastrukturës së re për......

Si do të kreditohen agrobizneset?- Skema e re garancisë. Mbulohet 70% e principalit, normë interesi deri në 2%
Skema e re e Garancisë Sovrane ëshë një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore. Ky instrument financiar do të......