‘Dy parkime publike nëntokësore në Vlorë’ - Rama: Paketë e re ligjore për ujin e pijshëm!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit vendorë të bashkisë së Vlorës si dhe deputetë të qarkut ku u diskutuan problematikat që janë hasur në qytet, ndër të cilat nënvizoi problemin me parkimet dhe ujin e pijshëm.
Rama njoftoi se ka filluar puna për dy parkime të mëdha publike nëntokësore dhe do të vazhdohet edhe më tutje me të tjera investime në këtë drejtim.
Ai u shpreh gjithashtu se Policia Rrugore do të jetë e ashpër me parkimet vend e pa vend në qytet. “Por nga ana tjetër kjo gjë nuk justifikon parkimin në vend e pa vend, kjo nuk justifikon abuzimin e drejtuesve të automjeteve me këmbësorët dhe për të këtë arsye Policia Rrugore në Vlorë do të jetë shumë e ashpër me parkimet që bllokojnë qarkullimin në rrugët e Vlorës”, theksoi Rama.
Sa i takon problemit me ujin e pijshëm, kreu i qeverisë theksoi se vjen nga keqmenaxhimi i ujësjellësit të Vlorës si dhe nga abuzimi i qytetarëve. Rama tha se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një paketë të re ligjore e cila synon të adresojë në kompleks problemin e përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm, sidomos në zonat turistike.
“Problemi tjetër, i cili mesa më rezulton është adresuar, është problemi i ujit të pijshëm, për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve që duhet të vazhdojnë. Ama, çfarë kemi konstatuar, e para, është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës. Kjo, e kombinuar me një abuzim të madh me ujin e pijshëm nga konsumatorë që e përdorin ujin e pijshëm për të ujitur bahçet apo larë makinat. Për këtë arsye Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një paketë të re ligjore sa i përket ujit të pijshëm më të cilën shpresoj, uroj dhe besoj do të pagëzojmë mandatin e katërt që do të adresojë në kompleks problemin e përmirësimit të mëtejshëm të furnizimit me ujë të pijshëm, sidomos në zonat turistike”, u shpreh Kryeministri.

A është Europa e përgatitur për luftë? - Më zvogëlimin e mbështetjes nga SHBA, NATO po forcon kufirin lindor me Rusinë
Ushtarë të kamufluar, me armët gati për të qëlluar, artileri dhe më pas shpërthime në kufirin midis Rusisë dhe Finlandës. Mund të duken si skena lufte, por......

Sejko pret ambasadorin Ventura: Zgjerim i bashkëpunimit financiar me Spanjën!
Në datën 7 korrik 2025, Guvernatori Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri,......

Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë! - Hasani: Moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe!
Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, një investim që shënon një moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe. Në......

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” - Lala: Shërbimet estetike janë shumë here më lirë se në botë
Ky është vetëm një nga shumë shtetas italianë – dhe jo vetëm – që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm mjekësor. Ndonëse sipas INSTAT, gjatë periudhës......

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme edhe midis vendeve fqinje si......

Nxehtësia ekstreme shton viktimat në ambientet e punës - Këto vdekje janë rritur me 43% në Evropë që nga viti 2000
Temperaturat e larta kanë shkaktuar një rritje prej 42% të vdekjeve në ambientet e punës në BE që nga viti 2000. Organizatat e punës kërkojnë masa mbrojtëse......

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e “7 Krojeve” - Edi Rama: Shtegu i ri krijon një tjetër pol turistik në qytetin e gurtë
Në Gjirokastër kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”. Një video të mbylljes së punimeve e ka shpërndarë......

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të barabarta me 90.44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
Bankat vijojnë të zënë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Megjithatë, në vitin që lamë pas është regjistruar një rënie e aktiveve në raport......