“Dy orë pushim për faljen e xhumasë” - Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës
Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë. Këto janë tre propozimet që parashikohen për t’u përfshirë në Kodin e Punës, të cilat u diskutuan në Komisionet parlamentare.
“Punëdhënësi merr masa që të ofrojë një ambient të posatshëm për punëmarrësit e besimit mysliman për të kryer ritet e tyre fetare. Në rast se numri i punëmarrësive të këtij besimi është më shumë se 50, punëdhënësi ka për detyrim të ndërtuar një ambient të posaçëm për kryerjen e riteve fetare Punëdhënësi është i detyruar të respektojë oraret e faljes për punëmarrësit mysliman, sipas njoftimeve paraprake që i janë bërë atij nga punëmarrësi, përsa kohë është e mundur kjo për shkak të natyrës së punës. Punëmarrësi i besimit mysliman, ka të drejtën e pushimit dy orë cdo ditë të premte me qëllim që të falë namazin e xhumasë në ambientin më të afërt të xhamisë në vendin e punës.”
Por diskutimet për këto propozime në komision vijuan në verifikimet për mos arritur në abuzime dhe se si do të verifikohet kkëto leje për 2 orarshin e faljes.
“A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës.”
“Përsa i përket, se si do të verifikohet. Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot.”
Sipas deputetëve, në Kushtetutë cilësohet se Shqipëria është një shtet laik.
“Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimi sit ë duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje.”

Nevoja për rinovimin e godinave - Sektori rezidencial ka gjurmë të ndikimeve në mjedis
Teksa ligji “Për performancën energjetike në ndërtesa” kërkon rikonstruksionin masiv të godinave ekzistuese, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se......

Turistët e huaj apo shqiptarët, kush shpenzon më shumë? Tremujori i parë sjell rekorde të reja, të ardhurat kapin 874 milionë euro
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord në......

Britania investon për sigurinë detare - Mbi 8 mld dollarë për të zgjeruar flotën e nëndetëseve
Britania do të investojë 8.13 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e ndërtimit të nëndetëseve, duke mbështetur firma si grupi i mbrojtjes BAE Systems......

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do të merret nga gazsjellësi TAP
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric” në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......

Kursim energjie dhe përfitime mjedisore - Duhet rikonstruksion për 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745......

Bota zgjeron investimet për “IA” - Shitjet globale të çipeve shënojnë rreth 23% rritje
Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (SIA) ka njoftuar se shitjet globale të gjysmëpërçuesve ishin 57.0 miliardë dollarë gjatë muajit prill 2025, një rritje......

Sa afër është ekonomia shqiptare me atë të BE? - OECD: Të tretët në rajon për sa i takon konvergjencës. Kryesojmë në hidroenergji
Shqipëria renditet e treta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor për sa i përket konvergjencës së përgjithshme me Bashkimin Evropian. Që prej viteve......

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë - Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?
Insitiucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Referuar raportit mbi......