Dy godina të reja në Qytetin Studenti/ Rama: Kategoria A në BE, i qëndrojmë besnikë angazhimeve të marra!
Kryeministri vendit, Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore që nga dhomat e studentëve, sallat e leximit, internet falas etj.
Kryeministri vlerësoi se godinat e përuruara sot janë të pajisura nga dhomat e fjetjes me dushe e tualete më vete, sallat e leximit, hapësirat e gatimit dhe ngrënies në çdo kat, internet falas, sistem sigurie dhe lavanderi.
Ndërsa falënderoi edhe delegacionin e Bashkimit Europian dhe Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, ai theksoi se po përgatitemi për zbatimin e projekteve të një sërë godinash të reja administrative, social-kulturore e sportive.
“Kthej pak kohën mbrapa dhe dua t’ju kujtoj se edhe pse protesta e studentëve, protesta shumë e madhe e studentëve e disa viteve më parë ka mbaruar me kohë, dhe mbase për shumë është harruar, ne vazhdojmë të punojmë duke qëndruar besnikë të gjithë angazhimeve të marra dhe për të bërë pikë për pikë dhe presje për presje çdo gjë që kemi premtuar,” u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se ky është një qytet që në bazën e vetë është trashëgimi e së shkuarës, por është po ashtu një qytet që duhet t’i shërbejë të ardhmes dhe duhet të ofrojë kushtet optimale, të njëjta me kushtet më të mira që janë në vendet e BE-së.
“Ky konvikt është një konvikt që në çdo vend të BE-së do të qëndronte me dinjitet në kategorinë A. Ka konvikte edhe në Paris, edhe në Londër, edhe gjetkë që janë 4 veta në një dhomë. Patjetër ka edhe konvikte me 2 veta në dhomë si këtu. Ka konvikte edhe në vendet e zhvilluara ku dushet janë të përbashkëta. Këtu çdo dhomë ka dushin e vetë”, tha ai.
Kjo, sipas tij, është një ambicie që me mundësitë që rriten çdo vit falë rritjes së ekonomisë dhe të ardhurave të bëhen gjëra që i qëndrojnë kohës për një periudhë të gjatë.
Sondazh

Titujt e borxhit qeveritar preferohen më pak - Shuma e investimit në tregun primar është ulur me 24%!
Kërkesa për të blerë bono thesari ose obligacione, të cilat ndryshe quhen tituj borxhi të emetuar nga Banka e Shqipërisë apo institucionet financiare, po......

Mbyllet papritur zyra kryesore e USAID në Uashington – CNN: Po bëhen përpjekje për të hequr shenjat e agjencisë!
Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington u mbyll papritur të hënën dhe punëtorëve iu dërgua email pak pas mesnate se nuk......

Sa duhet të jenë komisionet e terminaleve POS? - Musta: Pagesat me para’ në dorë nuk mund të ulen vetëm me limite në shumën e tyre
Përdorimi i pagesave me para në dorë në Shqipëri ka qenë dhe mbetet ende i lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane. Për këtë arsye, një ndër......

Komisonerët Dervishi e Celibashi: Kujdes në respektimin e ligjit në kuadër të administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në......

Plani i ri për Energjinë dhe Klimën - Komuniteti i Energjisë: Procesi i përditësimit të përfundojë pa vonesë
Shqipëria duhet të përfundojë pa vonesë procesin e përditësimit të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, si dhe të marrë në konsideratë ndryshimin e......

Ekonomia humbet besimin! - Vrojtimi i BSH: Shërbimet, i vetmi sektor me rritje
Viti 2025 ka nisur me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në......

ARRSH, 11.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - Lidhen kontratat për akset turistike, shpallen fituesit për rajonin e Korçës
Mbi 11.2 mln euro është vlera e ofertave fituese dhe kontratave të lidhura për mirëmbajtjen e disa rrugëve nacionale në rajonin Qendër Lindje Korçë dhe......

“Tarifat do të kenë ndikim të kufizuar” - Sipas Goldman Sachs, nuk do të ketë lëkundje në çmimet e naftës dhe gazit
Tarifat e reja të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina priten të kenë një ndikim të kufizuar......