Dy centrale diellore në Fier dhe Cërrik-Investimet private, dorëzohen aplikimet për projektet me kapacitet total 148.5 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve diellore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën tendencë edhe këtë vit. 2 aplikime të reja për centrale të mëdhenj fotovoltaikë kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për projekte me kapacitet total 148.5 MW.
Njëri prej aplikimeve parashikon ndërtimin e një centrali 128 MW me vendndodhje në Sheq Marinas, të Fierit, ndërsa i dyti përfshin një impiant me kapacitet 20.5 MW në Bashkinë e Cërrikut. Në rast të finalizimit të procedurave, këto projekte nuk do të jenë përfitues të masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.
Këto 2 aplikime pasojnë atë të muajit janar, për një central prej 54 MW të pozicionuar në Tërpan, të Bashkisë Poliçan.
Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo. Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, por pesha e kësaj energjie pësoi rritje të ndjeshme vitin që shkoi. Sipas të dhënave zyrtare, 6.25% e energjisë totale në vend u prodhua nga centralet diellore që tashmë janë në prodhim. Peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që prodhoi 53% të energjisë totale diellore.
Sondazh

Rritja e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe-Hasani në Londër: Thellim i marrëdhënieve në energji, infrastrukturë, turizëm e bujqësi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe Ministrin e......

Rijetësimi i industrisë ushtarake, ringjallen uzinat-Llaha: Qeveria do japë 3 milion euro për rivënien në punë
3 mln euro është fondi i vendosur në dispozicion nga shteti shqiptar për rijetësimin e 3 uzinave të Mjekësit, Poliçanit dhe Gramshit. Pedagogu i Akademisë......

Çmimet nuk ndryshojnë edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i Shkurtit vlerësohet në 2.4%, dy vende poshtë mesatares së BE-së
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shkurt të vitit......

Rusia do të nisë bisedimet me Musk për sektorin hapësinor - Kremlini synon të zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit me SHBA-në
Rusia sheh perspektiva të mëdha bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë sektorin hapësinor, dhe pret që së shpejti të zhvillojë bisedime me Elon......

BE shton kontrollet mbi importet e metaleve - Merr masa për të mbrojtur industrinë nga pasojat e tarifave të Trump
Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë kontrollet mbi importet e çelikut dhe aluminit, për shkak të frikës se furnizimet globale të devijuara do të......

Infrastruktura, turizëm elitar dhe zhvillim lokal - Farrici: Nxitje sipërmarrjeve! Mema: Rrugë të reja, impakt transportit
Investimet në infrastrukturë do të ndikojnë d.p.d në jetën e qytetarëve e turistëve, por nxitin edhe iniciativa sipërmarrëse duke rritur punësimin. E ftuar......

Mikrokoduesit e vegjël ndërtojnë projekte të mëdha - Nxënësit e shkollave në veri: Po programojmë ndryshimin për vendin
Projekte për sigurinë, prodhimin e energjisë së pastër për ambientet shkollore dhe zhvillimin e agroturizmit në zonat malore të vendit. Këto janë disa nga......

“Do u kthejmë paratë shqiptarëve” - Berisha: Motoja jonë po “ngjit” gjithnjë e më shumë
Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur sërish në programin ekonomik të kësaj force politike. Sipas tij,......