Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në Shqipëri - Struktura e tregut mbeti pothuajse e pandryshuar vitin e kaluar

Vetëm dy nga 11 banka tregtare në Shqipëri kontrollojnë 1/3 e depozitave dhe mbi 40% të aktiveve të të gjithë sistemit bankar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një përqendrim të lartë të veprimtarisë bankare në 2-3 bankat më të mëdhaja në vend.
Aktivet përfshijnë të gjitha kreditë që bankat japin për qytetarët dhe bizneset të cilat i kthejnë gradualisht bashkë me interesat, paranë cash në arkë, investimet e bankave në tituj qeveritarë, godinat, pajisjet e tyre dhe të tjera. Pra aktivet përfshijnë gjithçka që zotëron banka në tërësi.
Bankat me vlerën më të lartë të aktiveve kanë zakonisht edhe numrin më të madh të klientëve, por jo domosdoshmërisht. Ka banka me numër më të vogël klientësh qytetarë, por me klientë biznese që kanë kredi në shuma të konsiderueshme.
Gjatë 2025, më shumë se gjysma e aktiveve bankare ishin në vetëm tre banka, të cilat zotërojnë edhe deri në 46% të totalit të depozitave.
Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2024, kjo strukturë e sistemit bankar nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Aktivet vijojnë të jenë të njëjta, por pesha e depozitave në dy bankat më të mëdha rezulton të ketë rënë, me qytetarët dhe bizneset që i kanë shpërndarë ato në banka të tjera.
Çfarë tregon ky përqendrim i ngushtë i veprimtarisë bankare?
Nuk është anomali. Në vende të tjera është parë gjithashtu që 2-3 banka të dominojnë tregun, gjë e cila nuk përbën problem për sistemin. Megjithatë, një përqendrim i tillë tregon se vendimet që këto banka marrin, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe jetën e qytetarëve apo aktivitetin e bizneseve. Po ashtu, ky përqendrim e bën pak më të vështirë për bankat e vogla që të konkurrojnë me ato më të mëdha.
Aktualisht, sistemi bankar përbëhet nga 11 banka. Bashkë me bankën e parë digjitale në Shqipëri Jet që u regjistrua në fund të muajit të kaluar, ky numër shkon në 12. Sipas statistikave zyrtare, 11 banka në vend kanë aktive mbi 15 miliardë lekë.
Ndërkohë, në gusht 2025, banka turke Ziraat e specializuar për kreditimin në bujqësi, mori miratimin paraprak për licencim nga Banka e Shqipërisë, ndërsa brenda 12 muajve nga ai vendim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin "Për bankat në Republikën e Shqipërisë" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.


Blerja e një prone në Tiranë/ Sa rritet kostoja reale përtej çmimit të shitjes?
Të dhënat e Investropa për shitblerjet e banesave tregojnë se përveç çmimit të apartamentit, blerësit duhet të llogarisin edhe disa kosto shtesë që lindin......
Administrata mban në punë studentët e ekselencës - Zgjatet kontrata 1-vjeçare, shmanget ndërprerja e punësimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës......
Lindjet, Dibra pëson goditjen më të fortë brenda vitit/ Gjirokastra dhe Korça kryesojnë tkurrjen afatgjatë, Tirana reziston
Rënia e lindjeve është thelluar ndjeshëm në vitin 2025, duke konfirmuar një trend negativ që po prek të gjithë vendin. Krahasuar me vitin 2024, në rang......
Formohet qeveria e re e Kosovës - Kryeministri Kurti: Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1,000 euro
Pas konstituimit të Legjislaturës X me kryetare Albulena Haxhiu, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme votoi me 66 vota pro dhe 49 kundër......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......
“Duhet të thjeshtojmë rregulloret” - Von der Leyen: BE të jetë më konkurruese globalisht
“Bashkimi Evropian duhet të thjeshtojë rregulloret për kompanitë që bëjnë biznes në rajon në mënyrë që ta bëjë bllokun më konkurrues ndaj vendeve si Shtetet......
Negociatat e Volkswagen sjellin kërkesa të reja - Nevojat e prodhuesve të makinave elektrike nga Kina
Prodhuesit e mëdhenj kinezë të makinave do të “trokasin në derën e Brukselit” pasi Volkswagen siguroi një lehtësim tarifash nga BE për makinën e saj......
Qiratë kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë - Rritje e pandalshme. Edhe subvencionet e qeverisë nuk kanë patur ndikim
Ekonomia e Greqisë po rimëkëmbet ndjeshëm nga kriza financiare e viteve 2009-2018. Rritja tejkalon mesataren e BE-së, vendi po shlyen kreditë e shpëtimit......


