“Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin”/ Analiza e “Ilsole24ore” shpjegon pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës

Shqipëria po fiton një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në hartën strategjike të Evropës. Ky është përfundimi i një analize të publikuar nga e përditshmja ekonomike italiane Il Sole 24 Ore, e cila argumenton se vendi ynë është shndërruar në një hallkë kyçe të korridorit që lidh Adriatikun me Detin e Zi.
Sipas analizës, Italia nuk e sheh më sigurinë e saj energjetike, logjistike dhe industriale të kufizuar vetëm brenda territorit kombëtar. Përmes Korridorit VIII dhe rrjeteve energjetike që kalojnë në Ballkan, Roma po ndërton një sistem të integruar që shtrihet nga brigjet italiane, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, deri në Detin e Zi. Autori thekson se kablli elektrik Itali–Mal i Zi dhe Korridori VIII nuk duhen parë si projekte të ndara, por si pjesë të së njëjtës arkitekturë strategjike.
Në këtë rrjet, Shqipëria zë një pozicion qendror. Artikulli e cilëson Portin e Durrësit si nyjën më të rëndësishme të Korridorit VIII në Ballkanin Perëndimor. Sipas analizës, modernizimi i linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë nuk është vetëm një projekt transporti, por një investim që lidh portin më të madh të Shqipërisë me standardet teknike, financimet dhe rrjetin strategjik të Bashkimit Evropian. Projekti mbështetet nga një paketë financiare prej 121 milionë eurosh, e përbërë nga një grant i Bashkimit Evropian dhe financime të Bankës Evropiane të Investimeve dhe BERZH-it.
Artikulli ndalet edhe te Deklarata e Tiranës, e nënshkruar më 18 shkurt 2026 nga ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Sipas autorit, kjo marrëveshje e ka ngritur Korridorin VIII nga një projekt rajonal transporti në një bosht strategjik të sigurisë evropiane, të lidhur edhe me planet e NATO-s për lëvizshmërinë ushtarake.
Analiza argumenton se rëndësia e Shqipërisë nuk lidhet vetëm me pozicionin e saj gjeografik. Portet, hekurudhat, rrugët dhe infrastruktura energjetike shqiptare shihen si pjesë e një sistemi të vetëm që lidh Italinë me Ballkanin dhe Detin e Zi. Për këtë arsye, investimet në infrastrukturën shqiptare konsiderohen investime me rëndësi strategjike për gjithë Evropën.
Analiza nuk ndalet vetëm te rëndësia strategjike e Korridorit VIII, por propozon edhe një mënyrë konkrete për të testuar funksionimin e tij. Sipas autorit, në periudhën 2027–2031, Italia duhet të organizojë një stërvitje të madhe të integruar përgjatë korridorit, e cila do të niste nga portet italiane, do të kalonte Adriatikun, do të zbarkonte në Shqipëri dhe më pas do të vazhdonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në këtë ushtrim do të përfshiheshin rrjetet energjetike, hekurudhat, rrugët, doganat, portet, operatorët e energjisë dhe strukturat e sigurisë. Autori thekson se nuk duhet të jetë një demonstrim i planifikuar për të treguar sukses, por një "stress test" i vërtetë, ku të simulohen ndërprerje të energjisë, sulme kibernetike ndaj porteve, mbyllje rrugësh, vonesa kufitare apo bllokime të rrjeteve elektrike. Sipas analizës, një ushtrim i tillë do të shërbente për të identifikuar paraprakisht dobësitë e korridorit dhe për të kuptuar se ku mund të dështojë ai në rast të një krize reale.
Në përfundim, autori vlerëson se Korridori VIII mund të ndryshojë jo vetëm mënyrën se si lëvizin mallrat dhe energjia në rajon, por edhe vetë gjeografinë ekonomike dhe strategjike të Evropës Juglindore. Në këtë zhvillim, Shqipëria nuk paraqitet më si një vend tranziti, por si një nyje kyçe që lidh Adriatikun me Ballkanin dhe Detin e Zi.
Pabarazia në paga bie në 4.6%/ Hendeku ngushtohet, por disa profesione mbeten me diferenca mbi 20%
Hendeku gjinor në paga në Shqipëri ka shënuar një përmirësim gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, diferenca mes pagës mesatare të grave dhe burrave u ul në......
OSSH, investim në rrethinat e Tiranës/ Furnizim më i sigurt me energji në Farkë, Kashar dhe Ndroq
Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për Tiranën ka shpallur procedurën e tenderimit për ndërtimin e kabinave të reja 20 kilovolt dhe......
“CV-të në pritje të një përgjigjeje”/ Hasalla: Çdo aplikim duhet të vlerësohet dhe kandidati të informohet
Platformat online të punësimit janë kthyer në një nga mënyrat kryesore për të kërkuar një vend pune. Çdo ditë publikohen dhjetëra njoftime për pozicione të......
Përgjysmim i viktimave në rrugë deri në 2030-ën/ Strategjia e re: Masa për infrastrukturën rrugore dhe kontrollin
“Përgjysmim i numrit të viktimave nga aksidentet rrugore deri në fund të dekadës”. Ky është një prej objektivëve të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë......
Bujqësia, interes për financime/ Salla: Aplikoni në nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”
Përmes nismës “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, sipërmarrjet në sektorin bujqësor dhe blegtoral mund të investojnë, të rrisin kapacitetet përpunuese, të krijojnë......
Dokumente false për zhdoganim, rasti referohet në SPAK/ Beja: Është njoftuar OLAF, cënon interesat financiare të BE
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka referuar së fundmi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një rast që lidhet me......
1.3 miliardë euro më shumë qarkullim nga bizneset/ “Zbresin” shërbimet. Tregtia dhe ndërtimi kryesojnë rritjen
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me performancë pozitive për bizneset në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se qarkullimi i......
Ndriçimi e gjelbërimi në autostradën Tiranë-Durrës/ Shpallet kompania fituese, oferta rreth 31% më e ulët se fondi limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin......

