Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2025, 10:24

Durrësi, me plan të ri zhvillimi urban - Bashkia nis fazën e projektimit për investimet e reja

Nga Ernilda Luzi

Durrësi, me plan të ri zhvillimi urban - Bashkia nis fazën e

Bashkia e Durrësit ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e masterplanit dhe përgatitje të projekteve të zbatimit për një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore dhe zhvillimore, për periudhën 2025-2026.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Bashkia synon të realizojë projekte që përfshijnë ndërtim rrrugësh, objekte sportive, rezidenciale, kopshte, çerdhe, rikualifikim të hapësirave urbane, si dhe marrjen e masave për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe mbrojtjes nga erozioni.

Ndër projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i rrugës “Sirus”, “Kuvendi i Vlorës” dhe “Çelislami”; zhvillimi i një rrjeti kanalizimesh, projektimi i një parkimi nëntokësor si dhe ndërtimi i një çerdheje e kopshti.

Ndërkohë, një nga ndërhyrjet më me impakt do të jetë riaftësimi strukturor i pallateve te dëmtuara nga tërmeti i dateës 26 nëntor 2019. Po kështu një projekt që parashikohet ndërhyrje do të jetë dhe përforcimi i terrenit nga rrëshqitjet, zona e Porto Romanos.

Referuar dokumentit, shtrirja e objektit të punës do të bëhet në fazat e projektimit, që do të përcaktohen në fazën e II-të të minikonkurseve, kurse në fazën e minikonkurseve paketat do të përcaktohen sipas nevojës së shërbimit që kërkohet për faza specifike.

Projekti synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, por edhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm urban, rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët e Durrësit.

Ndërkohë, fondi limit i përllogaritur arrin shifrën 33 milion e 332 mijë lekë. Për zbatimin e këtyrë projekteve të rëndësishme, Bashkia do të angazhojë një ekip të gjerë konsulentësh të specializuar në fushat e ndërtimit, urbanistikës, arkitekturës, energjisë dhe mjedisit duke garantuar standarde të larta teknike.

Durrësi, me plan të ri zhvillimi urban - Bashkia nis fazën e

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat