Durrësi kalon Tiranën për rritjen e kredisë - Korça, e vetmja ku huaja konsumatore preferohet si ajo për blerje banese
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc më të lartë të kredisë se në 2023. Në fund të tremujorit të katërt, totali i kredive të marra nga individët ka arritur në 309 miliardë lekë, gati 14% më shumë se në fund të vitit 2023.
Por, në cilin prej qarqeve rezulton të jetë marrë më shumë kredi?
Duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në Tiranë, edhe shumica e kredive rezultojnë të përqendruara në këtë qark. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, vlera e kredive në qarkun e Tiranës kap shifrën e 207 miliardë lekëve.
Tirana ndiqet nga Durrësi, i cili numëron rreth 21 miliardë lekë hua, ndërsa Vlora dhe Fieri janë qarqet e tjera me më shumë kredi, konkretisht me 9.2 miliardë dhe 8.6 miliardë lekë.
Pavarësisht se stoku i kredisë është më i madh në Tiranë, durrsakët rezultojnë me rritjen më të lartë të huasë në 2024. Statistikat zyrtare tregojnë se Durrësi ka pasur një rritje me gati 20% të totalit, ndjekur nga Tirana me 14.7% dhe Fieri me 13.1%.
Ajo çfarë vërehet është se huaja për blerje banese dominon në të gjitha qarqet, me vetëm Shkodrën dhe Korçën që kanë një raport më të ngushtë të kredisë konsumatore dhe asaj për blerje banese. Konkretisht, huaja për konsum në Korçë vlerësohet në 2.5 miliardë lekë dhe për blerje banese në 2.9 miliardë.
Ndërkohë, në Tiranë ka një hendek të madh midis këtyre të dyjave, ku huaja për blerje banese është më e preferuara me 152 miliardë, ndërsa kredia konsumatore në 48 miliardë lekë.
Sondazh

Diaspora do votojë edhe me pasaporta e karta ID të skaduara - Zgjatet afati, Hoxha: Janë 500 mijë ID të skaduara
Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11......

Anulim i marrëveshjes së portit me Hong Kongun? - Panamaja konsideron ndërprerjen e kontratës për të ulur ndikimin e Kinës
Panamaja po konsideron të anulojë kontratën e saj me kompaninë me bazë në Hong Kong, që drejton portet pranë Kanalit të Panamasë. Ky veprim mund të zbusë......

Groenlanda ndalon donacionet e huaja politike mes kërcënimit të Trump!
Parlamenti i Groenlandës ka prezantuar një ligj që ndalon donacionet e huaja politike, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë......

Kostot e udhëtimit në Evropë po largojnë turistët - Sipas të dhënave, më pak pushues do të vizitojnë kontinentin në 2025
Evropa nuk është më në listën e prioriteteve për qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, kryesisht për shkak të kostove të larta. Të dhënat nga Komisioni Evropian......

“Indeksim suplementar, barazi në formulën e kontributeve” - Propozimet e Bankës Botërore për skemën e pensioneve në Shqipëri
Sfidat me të cilat përballet Shqipëria, siç është emigrimi, rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë si dhe informaliteti në tregun e punës, po shkaktojnë......

Kaos udhëtimesh në Itali/ Anulohen fluturimet për shkak të grevës mbarëkombëtare dhe zjarrit!
Aeroportet kryesore në Itali tashmë kanë filluar anulimin e fluturimeve të martën në përgatitje për një ditë greve mbarëkombëtare. Tani, i gjithë trafiku......

Kursimet e shqiptarëve, 1.36 trilionë lekë në 2024-ën/ Gati 50 miliardë lekë më shumë depozita në monedhën vendase
Depozitat totale në sistemin bankar shqiptar kanë ndjekur kryesisht një trend rritës gjatë vitit 2024, duke reflektuar një besim të qëndrueshëm të qytetarëve......

15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore – ARRSH njofton nisjen e punimeve!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka nisur punën për mirëmbajtjen e disa prej akseve rrugore kryesore në vend. Sipas ARRSH-së, mirëmbajtja e......