“Durana Tech Park”, Ibrahimaj: sjell transformim ekonomik përmes inovacionit dhe teknologjisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në workshop-in konsultativ të zhvilluar me rezidentët e “Durana Tech Park” dhe përfaqësues të institucioneve të zhvillimit territorial, në kuadër të fazës së re të zhvillimit të parkut teknologjik.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi se “Durana Tech Park” është në qwndwr të vizionit të qeverisë për transformimin ekonomik të vendit përmes inovacionit, teknologjisë dhe mbështetjes së startup-eve. Ajo nënvizoi se parku tashmë ka hyrë në një fazë tranzitore, duke kaluar nga modeli virtual drejt ndërtimit të infrastrukturës fizike, e cila do të krijojë kushte optimale për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar.
Ministrja theksoi se ekonomia shqiptare ndodhet në një moment kyç, ku prioritet është rritja e konkurrueshmërisë, nxitja e eksporteve të produkteve me vlerë të lartë, si dhe rritja e produktivitetit përmes investimeve në inovacion, veçanërisht në sektorin privat.
Aktualisht, “Durana Tech Park” numëron 55 rezidentë, ndërsa 25 të tjerë pritet t’i bashkohen komunitetit në vijim. Ministrja konfirmoi angazhimin e qeverisë për të vijuar investimet në këtë projekt strategjik dhe për të forcuar bashkëpunimin mes qeverisë, akademisë, institucioneve të zhvillimit territorial dhe komunitetit të startup-eve.
Në fokus të workshop-it ishte diskutimi mbi strukturimin e fazës fizike të parkut, me synim krijimin e një ekosistemi funksional dhe të qëndrueshëm që i shërben zhvillimit të inovacionit dhe politikave ekonomike të vendit.
Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur gjithashtu se javën e ardhshme do të shpallet një thirrje e re për grante për startup-et, të cilat pritet të forcojnë më tej komunitetin e “Durana Tech Park”.
Workshop-i shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe konsultimi për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në konsolidimin e parkut si një qendër inovacioni dhe zhvillimi teknologjik në Shqipëri.
Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt
Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......
Rezerva Federale e Nju Jorkut: Amerikanët paguajnë për pothuajse gjithë tarifat e Trump
Amerikanët po përballojnë pothuajse të gjithë rritjen e taksave të importit nga Presidenti Donald Trump, tha të enjten Banka e Rezervës Federale të Nju......
Vendimet e para të Qeverisë ‘Kurti 3’, miratohet marrëveshja 90 milion euro me Bankën Botërore
Kabineti qeveritar “Kurti 3” mbajti të enjten mbledhjen e tij të parë. Ndër vendimet e para ishte miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së......
Mark Rutte: Dialogu Prishtinë–Beograd shumë i rëndësishëm, NATO në mbështetje të procesit
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, në një konferencë për media foli për rëndësinë e takimit dhe për temat aktuale të......
Përplasje me kompaninë Meta, Kremlini urdhëron bllokimin WhatsApp në Rusi
Rusia ka vendosur të bllokojë aplikacionin WhatsApp, ndërsa po shtrëngon rrethin ndaj aplikacioneve të huaja të komunikimit. Urdhri për bllokim vjen nga......
Dialogu rajonal për ekonominë, Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII
Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme......
Kërkimi shkencor, ministri Salla takim me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Athinës
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Bujqësor......
“BOOM” licencash për tregtim energjie - Në vitin 2025 morën “OK” 14 kompani, numri total arrin në 130
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për licencim në tregtimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë,......


