“DURANA” me infrastrukturë të re energjetike - Furnizimi, hapet tenderi 35 mln lekë për Parkun Teknologjik
Furnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik “Durana” pritet të kushtojë rreth 35 mln lekë. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për këtë park, që konsiderohet si një nga veprat më të mëdha publike në vend, duke kërkuar një infrastrukturë elektrike të përshtatshme për t’u zhvilluar.
Durana Tech Park do të jetë një hapësirë ku do të bashkohen bizneset shqiptare dhe të huaja, startup-et inovative, institucionet akademike, kërkimi shkencor dhe nomadët digjitalë. Ky park do të ofrojë infrastrukturë moderne fizike e virtuale, mundësi për investime e zhvillim, ndërsa synohet të kthet në një qendër të rëndësishme për krijimin e teknologjive të reja dhe zgjidhjeve inovative për biznesin, shtetin dhe shoqërinë.
Sipas dokumenteve shoqëruese të tenderit, performanca e rrjetit ekzistues është e ulët dhe e ndërvarur nga rritja e kërkesës për konsum energjie që ky projekt do shkaktojë. Për këtë arsye kërkohet një zgjidhje e sigurtë për të pasur një sistem furnizimi të qëndrueshëm.
Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re të tensionit të mesëm 20 KV, me një gjatësi prej afro 3 km, si dhe një kabinë të re, e cila do të garantojë furnizimin e sigurt gjatë fazës fillestare të ndërtimit.
Sipas OSSH, me rritjen e ngarkesave dhe kërkesës për energji, mund të nevojitet më pas lidhja me linjën 35 KV që kalon pranë, deri në ngritjen e një nënstacioni të dedikuar. Projekti synon jo vetëm furnizimin aktual të parkut, por edhe garantimin e zhvillimeve afatgjata të tij.

Të diplomuarit “shpëtojnë”, të tjerët ngecin në papunësi/ Të papunët afatgjatë në total ulen me rreth 3 mijë në harkun e një viti
Papunësia afatgjatë në Shqipëri ka zbritur lehtë gjatë vitit 2024, duke kaluar nga mbi 86 mijë persona në vitin 2023, në rreth 83 mijë një vit më pas. Në......

“Më shumë pensionistë për pushime në Turqi” - Gjinaj: Çmimet e paketave u rritën 30%, por nuk ndaluan kërkesën
Jo vetëm çiftet e reja shqiptarë po bëjnë pushime jashtë vendit, por edhe pensionistët, të cilët edhe me ndihmën financiare të fëmijëve po zgjedhin gjithnjë......

TAP transporton 50 mld metër kub gaz në Evropë - Moment historik për gazsjellësin, që rrit sigurinë energjetike të kontinentit
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar 50 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë, që nga fillimi i operacioneve tregtare rreth 5 vjet më parë.......

Tarifat e telefonisë fikse pritet të ulen - AKEP: Kostoja e terminimit në këto rrjete do të jetë 0.07 lekë/min
Së shpejti pritet të ulen tarifat e telefonisë fikse në Shqipëri. Në një dokument të publikuar për këshillim publik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike......

Porti i Durrësit, mbi 2 milionë ton mallra në 7 muaj - Bajraktari: 30% më shumë importe, forcim i pozitës portuale
Në periudhën 7-mujore të këtij viti në kalatat e Portit të Durrësit janë përpunuar mbi 2 milionë tonë mallra, duke regjistruar një rritje prej 6,3% krahasuar......

Tërmet me magnitudë 6.0 në Afganistan - Raportohen mbi 800 viktima dhe 2,800 të plagosur
Mbi 800 persona u vranë dhe më shumë se 2,800 u plagosën në një nga tërmetet më të forta në Afganistan, njoftuan autoritetet vendase. Shumë fshatra u......

Tregtia BE-Rusi, në nivelin më të ulët që nga 2002 - Blloku raporton suficit tregtar me Kremlinin pas më shumë se 20 vitesh
Vëllimi i tregtisë midis BE-së dhe Rusisë ra në nivelin më të ulët që nga viti 2002 në tremujorin e dytë të vitit 2025. Për herë të parë në më shumë se 20......

Uji pa të ardhura bie në 61% - ERRU: Treguesi u përmirësua me 3.7%, por mbetet ende sfidë
Niveli i ujit pa të ardhura zbriti në 61%, nga 64.7% që ishte një vit më parë, duke reflektuar një tendencë përmirësimi me 3.7% gjatë vitit 2024. Por, sipas......