Duhen 914 mln euro investime private në energji - Tranzicioni energjetik kërkon ndërtimin e centraleve diellore e të erës, me kapacitet 600 MW

Vendi ynë parashikon një nevojë të konsiderueshme për investime private në sektorin energjetik, në kuadër të tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe integrimit në tregun europian të energjisë. Sipas Programit të Reformave Ekonomike 2026–2028, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Financave, vetëm për zhvillimin e kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme do të nevojiten rreth 914 mln euro investime private.
Dokumenti thekson se tranzicioni energjetik nuk kufizohet vetëm në përmirësime infrastrukturore, por përfaqëson një transformim të thellë të tregut të energjisë, duke përfshirë rregullat e funksionimit, integrimin rajonal dhe mbrojtjen sociale. Një nga shtyllat kryesore është zhvillimi i kapaciteteve të reja diellore dhe të erës, përmes një sistemi transparent dhe konkurrues ankandesh.
Sipas programit, vendi ynë synon të shtojë të paktën 600 MW kapacitete të reja të rinovueshme, kryesisht nga energjia diellore dhe ajo e erës. Për të realizuar këtë objektiv, parashikohet që investimet private të arrijnë në rreth 914 mln euro, të bazuara në kostot standarde të vlerësuara nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë e Rinovueshme (IRENA). Këto investime pritet të realizohen kryesisht gjatë viteve 2026 dhe 2027.
Programi parashikon se ankandet do të zhvillohen me faza, për të lejuar përshtatjen graduale të tregut dhe integrimin e kapaciteteve të reja me zhvillimin e rrjetit energjetik. Qëllimi është të krijohet një mjedis i qëndrueshëm investimi, që u ofron sinjale të qarta investitorëve dhe siguron kosto konkurruese për konsumatorët.
Paralelisht me investimet private në gjenerimin e energjisë, dokumenti vë theksin edhe te integrimi i tregut shqiptar me tregjet rajonale dhe atë të Bashkimit Evropian. Krijimi i tregut brenda ditës dhe lidhja ndërkufitare pritet të rrisin sigurinë energjetike dhe të përmirësojnë menaxhimin e burimeve të rinovueshme, të cilat karakterizohen nga variabilitet i lartë.
Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të përparojnë? Barometri i Ballkanit: Taksat dhe ekonomia informale, në krye të listës
Barometri i Ballkanit ka publikuar së fundmi disa të dhëna mbi situatën e bizneseve në Shqipëri dhe në rajon. Për këtë studim, anketa për botimin e vitit......
Kina i kundërpërgjigjet BE-së - Vendos tarifa deri në 20% për importet e mishit të derrit
Kina do të vendosë tarifa deri në 19.8% për importet e mishit të derrit nga Bashkimi Evropian, një ulje e konsiderueshme krahasuar me tarifat fillestare që......
“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e grave largohen për arsye familjare
Banka Botërore, në bashkëpunim me INSTAT ka realizuar Anketën e Migracionit 2024, duke analizuar largimet nga vendi, arsyet, pritshmëritë, cila gjini migron......
Sa u kushton shqiptarëve largimi nga vendi? Rreth 1 në 5 të rinj marrin borxh për të mbuluar kostot e ikjes
Emigrimi nuk nis me fitim, por me shpenzim. Për shumë shqiptarë emigrimi shpesh përshkruhet si rrugë shpëtimi ekonomik, por të dhënat e fundit tregojnë edhe......
OpenAI, në bisedime me Amazon - Synohet investim mbi 10 miliardë dollarë për çipet e IA
OpenAI është në bisedime me Amazon për një investim të mundshëm dhe një marrëveshje për përdorimin e çipeve të inteligjencës artificiale. Detajet janë ende......
Investim për përmirësimin e rrjetit energjetik - OST, 189 milionë lekë për modernizimin e linjës 110 kV Traktora-Farkë
Operatori i Sistemit te Transmetimit, ka shpallur hapjen e garës kalimi në kabllor i segmentit të linjës 110 kV Traktora – Farkë në hyrje të nënstacionit......
“Përgjysmim i akcizës për birrën” - Propozimi: Të rikthehet skema e diferencuar, lehtësi për prodhuesit e vegjël
Opozita ka propozuar rikthimin e skemës së diferencuar të akcizës për birrën, me synimin për të mbështetur prodhuesit e vegjël vendas dhe për të rritur......
Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen Dollari e Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës ditën e sotme duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pati gjatë fillimit të kësaj jave teksa......





