Duhani shqiptar drejt Bosnjes - Në 10 muaj janë eksportuar rreth 140 ton
Duhani i prodhuar në Shqipëri po eksportohet kryesisht në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 10 muajve të parë të vitit, duhani që kultivohet në zonat e Shkodrës dhe Dumresë ka shkuar në Bosnjë e Hercegovinë.
Vetëm gjatë muajit të kaluar, janë eksportuar 3,000 kg duhan në këtë vend, ndërsa një shifër shumë më e vogël, 76 kg, ka shkuar në Gjermani.
Sipas të dhënave të tjera nga Instat, Shqipëria ka eksportuar gjithashtu duhan dhe në vendet fqinje si Greqia dhe Maqedonia e Veriut përgjatë muajve të parë të vitit.
Megjithatë, prodhimi i duhanit në Shqipëri ka pësuar një rënie të dukshme vit pas viti. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, mesatarisht çdo vit prodhohen rreth 2,500 ton duhan, prej të cilëve 1,100 ton shkojnë për eksport. Deri më tani, sipas shifrave të Instat, Shqipëria ka eksportuar rreth 140 ton cigare në vende të tjera.
Ky eksport, megjithatë, është shumë më i ulët se sa pritej në vitet e kaluara. Pjesa tjetër e prodhimit, rreth 1,400 ton duhan, konsumohet brenda vendit, shpesh në mënyrë informale, ku duhani shitet në formate të paketimit të madh dhe më shpesh në forma të paketuara jo formale.
Sondazh

Si ndryshuan destinacionet e produkteve shqiptare? Mbretëria e Bashkuar del nga “top 10”. Gjashtë partnerët e parë, të njëjtë si vjet
Eksportet shqiptare, të ndikuara nga rënia e monedhës europiane, e kanë filluar ritmin rënës që nga muaji Mars i viti të kaluar, duke u thelluar periudhë pas......

1 mld euro eksporte në 2030 dhe zgjerim i tregjeve - Forumi i UNIDO/ Masat për shmangur refuzimet në kufi të prodhimeve shqiptare
Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, kthimin apo asgjësimin e tyre, për shkak të mungesës së cilësisë dhe......

Suficiti primar i Greqisë, në rritje deri në 2026 - Raporti parashikon se borxhi do të tkurret me mbi 10% në vitet e ardhshme
Greqia do të arrijë teprica buxhetore primare më të larta se sa pritej në periudhën trevjeçare që përfundon në 2026 dhe borxhi i vendit do të bjerë më shumë......

Putin nënshkruan doktrinën e re për përdorimin e armëve bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një doktrinë të rishikuar bërthamore që ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Në dokument thuhet se......

Ndryshime në ujësjellësa - Reforma/ Ngrihen 14 shoqëri rajonale, mbetet vetëm Tirana
Dy vjet e gjysmë pas reformës në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve, që parashikoi bashkimin e shoqërive ekzistuese, janë krijuar 14 shoqëri rajonale, nga......

Evropa shton investimet për furnizimin me gaz - Sipas raportit, rritja e kapacitetit me 80 GW kërcënon objektivat klimatikë
Rritja e furnizimit me gaz në të gjithë Evropën kërcënon angazhimet klimatike dhe rrezikon t’i mbajë lëndët djegëse fosile prezente për dekadat në vijim,......

Tender 355 milionë lekë për automatizimin e gjobave - Sistemi modern, transparencë e qasje për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për ngritjen e regjistrit për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave për institucionet......

Pse taksa për miliarderët më të pasur në botë po përballet me rezistencë në G20?!
Plani i Brazilit për një taksë të re për miliarderët më të pasur në botë po përballet me një kundërshtim të minutës së fundit në një takim dy-ditor të......