Shqipëria Postuar më 26 Janar 2026, 12:15

“Dronët luftarakë shqiptarë, gati në prill” - Kur do i kemi prodhimet e para ushtarake “Made in Albania”? Ministri Vengu jep detajet

Nga Ledina Elezi

“Dronët luftarakë shqiptarë, gati në prill” -

Në maj 2026 pritet të përgatitet prototipi i parë i një mjeti të blinduar nga kompania shtetërore shqiptare KAYO në bashkëpunim me një operator privat. Ndërkohë, linja e prodhimit të municioneve dhe produkti  i uniformave do të jenë gati në qershor.

Dronët luftarakë do të prodhohen të parët, që në muajin prill, ndërsa sistemet anti-dron do të jenë gati vetëm në fund të vitit. Gjatë një konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka dhënë më tepër detaje mbi 6 kontratat e nënshkruara midis KAYO dhe 6 operatorëve privatë për prodhimin e uniformave, municioneve, mjeteve të blinduara dhe emergjencave civile, dronëve luftarakë apo sistemeve anti-dron.

Për sa i përket marrëveshjes me kompaninë italiane të prodhimit të anijeve Fincantieri, negociatat pritet të finalizohen shumë shpejt. Ky bashkëpunim është buxhetuar me një vlerë prej 10 miliardë lekësh për 5 vite. Fillimisht do të niset me mirëmbajtjen e anijeve dhe pastaj me prodhimin e 3 prej tyre, 2 prej të cilave luftarake.

Ministri Vengu theksoi se muajin e ardhshëm do të kemi inaugurimin e fazës së parë të Kampusit të Forcave të Armatosura dhe më pas do të vijohet me fazën tjetër. Sipas tij, interesi për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura, sa vjen e rritet.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat