Drejtuesi i HSH Ergys Verdho: Do ndërhyjmë për rrugë permanente edhe në shtratin lumor

Drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është shprehur se shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas dhe hekurudhës që ndodhet aty pranë erdhi si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së volumit të lumit Shkumbin. Sipas Verdhos, masivi i kësaj zone ka pësuar një rrëshqitje që është aktivizuar 30 vite më parë. “Segmenti hekurudhor Elbasan-Pogradec ndodhet në këtë fazë të dytë. E gjithë linja ka që në 2012 që nuk përfshihet nga operimi dhe monitorohet herë pas here nga vrojtuesit e mjeteve që bëjnë raportim mujor në Drejtorinë e Infrastrukturës. Në kilometrin 103-700 në Dragostunjë, pjesë e këtij segmenti, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së volumit të lumit Shkumbin, kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër, ku unë do të shtoja masivi, jo rruga apo hekurudha, masivi i asaj zone ka një rrëshqitje që është e aktivizuar me 30 vite përpara. Ky masiv, i ngarkuar nga shirat e 4 muajve të fundit, bëri të mundur nga shumë faktorë të ndryshëm, si shiu, volumetria e të qenit në këtë kilometër, si dhe lumi Shkumbin me rritje të shtratit dhe përplasje me shtratin e hekurudhës, bëri të mundur planin rrëshqitës.
Gjithë strukturat tona janë në terren, kanë marrë masat e nevojshme. Ne do marrim hapat tona, të krijimit të asaj rrugës permanente për pjesën e shtratit lumor. Do marrim masa për mobilizimin dhe mënjanimin e ujërave në atë shtrat, duke bërë prita në Shkumbin. Lehtësimi i shpatit të malit është shumë i nevojshëm, për të mos u përfshirë në planin e rrëshqitjes. Në studimet gjeologjike ne do të përftojmë koeficentin e fërkimit, sigmën, planin e rrëshqitjes, gjithë këto elementë që ne do të na duhen për të projektuar rrugën e re provizore, apo rrugën e re të Korridorit VIII”, tha mes të tjerash Verdho.
Rruga Librazhd-Pogradec, kreu i Shërbimi Gjeologjik, Bylyku: Shkak reshjet e shiut
Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar thotë se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut, që......
Bllokimi në Librazhd, Policia: Masa të posaçme për devijimin e qarkullimit në akse tjera
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, deklaroi mbrëmjen e sotme se Polciia e Shtetit është në gatishmëri të plotë në sajë......
Rruga Librazhd-Prrenjas, Haki Çako: Emergjencat Civile janë në gatishmëri të plotë për situatën
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është shprehur se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo......
Librazhd-Prrenjas, rrugë alternative mbi hekurudhë, Kozeli: Rikthimi në funksion të plotë pas stabilizimit të terrenit
Aksi rrugor Librazhd Prrenjas do të vihet në funksion provizor me një rrugë alternative që do të ndërtohet mbi shtratin e hekurudhës. Në një komunikim me......
Zvicra shpall programin e ri të bashkëpunimit në Shqipëri për vitet 2026–2028
Sot është prezantuar programi i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar, me një buxhet prej 58 milionë franga zvicerane. Synimet e tij janë forcimi i qeverisjes......
Çfarë politikash sociale duhen për të moshuarit?/ Rira: Nga rritja e pensioneve, tek shërbimet në shtëpi
Plakja e popullsisë rrit nevojën për shërbime dhe hartimin e politikave sociale të përshtatshme me nevojat demografike të vendit. Sociologia Miranda Rira......
Shpenzimet për mbrojtjen, ku pozicionohet Shqipëria? Rritje 12% nga viti i kaluar dhe investime rekord krahasuar me një dekadë më parë
Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve për mbrojtjen reflekton një angazhim më të fortë të Shqipërisë në kuadër të detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s, si......
Rritja e pagës, a është “motor” produktiviteti? - Hasalla: Motivimi financiar, stimul i drejtpërdrejtë për punonjësit
Sa ndikon realisht paga në produktivitetin e punës? Kjo është një nga pyetjet kryesore që po shoqëron diskutimet mbi tregun e punës, sidomos në kushtet kur......


