Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2025, 17:08

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pyetësor për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve

Nga SCAN TV

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pyetësor për

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon të përforcojë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke ndjekur qasjen europiane për një administratë efikase dhe digjitale.

Në Pyetësorin e fundit të zhvilluar me bizneset, janë regjistruar vlerësime maksimale për performancën e administratës doganore, të cilat pasqyrojnë progresin e vazhdueshëm në:

Digjitalizimin e shërbimeve dhe lehtësimin e aksesit online;

Uljen e kohës së përpunimit të deklaratave për import, eksport dhe tranzit;

Autorizimin e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, që përfitojnë lehtësira në procedura dhe kontrolle.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar të dëgjojë dhe të përfshijë opinionin e biznesit për të garantuar një shërbim gjithnjë e më cilësor dhe të përshtatur me nevojat konkrete të operatorëve ekonomikë.

Pyetësori synon të mbledhë feedback mbi:

Cilësinë e shërbimeve dhe komunikimit me administratën doganore;

Aksesin dhe funksionalitetin e platformave online;

Përvojën gjatë aplikimeve dhe procedurave të kontrollit fizik;

Sugjerime për përmirësime konkrete.

Të dhënat e mbledhura do të jenë në qendër të përpjekjeve të DPD-së për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën, me objektivin final të arritjes së standardeve të doganave të Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Administrata Doganore Shqiptare është e angazhuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në procesin e integrimit në drejtimin e Kapitullit 29, Bashkimi Doganor dhe ndërkohë kontribuon në kapitujt e tjerë të reformës së tregut të brendshëm drejt standardeve të tregut të përbashkët europian.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat