Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kalon online edhe 4 shërbime të reja doganore!
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me AKSHI-n ka realizuar me sukses testimet 4 shërbime të reja doganore të cilat do të ofrohen online nëpërmjet platformës E-Albania.
Shërbimet e reja që do të ofrohen online pas këtij njoftimi janë:
1- Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Regjimit të Përpunimit Pasiv
Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit. Për të aplikuar online linku si vijon:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15093
2- Aplikim për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale
Shërbimi "Aplikim për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale" përdoret në ato raste kur operatorët ekonomikë për arsye të ndryshme të argumentuara dhe të dokumentuara kërkojnë kryerjen e formaliteteve doganore në degët doganore të ndryshme nga dega doganore kompetente për territorin ku është vendosur aktiviteti (çdo vit apo periudha të vitit).
Për të aplikuar online linku si vijon: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15095
3. Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Regjimit të Magazinës Doganore
Magazinimi i Përkohshëm është statusi i mallrave joshqiptare nga momenti që ato paraqiten në doganë deri në caktimin e një destinacioni doganor.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15091
4. Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të Autorizimit për RPA
Sipas kërkesave të ndryshme që mund ti paraqiten një Operatori Ekonomik gjatë procesit të punës mund ti lind nevoja e transferimit të mallrave nën RPA nga një mbajtës i Autorizimit të RPA në një mbajtës tjetër të Autorizimit të RPA;
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15097
Sondazh

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i BSH: Regjistrojmë normë më të lartë se mesatarja e OECD-së
Nisur nga “Vrojtimi mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, “Scan Intel” këtë herë është ndalur në......

Shqiptarët, njohës “të shkëlqyer” të produkteve financiare - Vrojtimi i BSH: Megjithatë, i përdorin më pak se vendet e tjera
Shqiptarët kanë njohuri shumë të mira për produktet financiare, qofshin ato produkte bankare, investimesh, apo sigurimesh. Sipas një vrojtimi të realizuar......

Pension social për ata që kanë humbur vitet e punës - Manjani: Përfitojnë të punësuarit në ish ndërmarrjet shtetërore deri 1994 -ën
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrjet apo ish-kooperativat bujqësore deri në vitin......

Kryeministri i Serbisë jep dorëheqjen ndërsa protestat kundër korrupsionit vijojnë të rriten!
Kryeministri populist i Serbisë, Milos Vuçeviç, tha të martën se ai po jep dorëheqjen pas javëve të protestave masive kundër korrupsionit mbi shembjen......

Sigurimet në 2024, sa para paguan shqiptarët? - AMF: Rritje me 7% e vëllimit të primeve në krahasim me 2023
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë në vitin 2024, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe për sa i takon numrit të kontratave......

“Microsoft, në bisedime për të blerë TikTok” - Trump konfirmon negociatat dhe interesin e lartë për aplikacionin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se Microsoft është në bisedime për të blerë platformën TikTok. Kjo është hera e dytë që diskutohet blerja e......

Skemë e re pensionesh, rekomandimi i FMN - “Bonusi është masë e përkohshme, projeksionet janë të rrezikshme për buxhetin”
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë në skemën e pensioneve. Referuar raportit të fundit të këtij......

2 projekte për centrale diellore publike - KESH synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë
Teksa një sërë centralesh diellore private kanë hyrë në prodhim apo pritet të ndërtohen, edhe gjeneruesi publik i energjisë po synon zgjerimin e portofolit......