Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 10:00

Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë

Nga SCAN TV

Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti.

Gjatë prezantimit, ai u ndal te rëndësia e forcimit të mëtejshëm të punës në këtë pikë doganore, duke theksuar se përvoja e mëparshme e z. Mehmeti në administratën doganore përbën një bazë të rëndësishme për përmbushjen e detyrave në vijim.

Në komunikimin me stafin, ai kërkoi vijimësi në standardet e punës, respektim të procedurave dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave, me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe funksional.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e drejtuesit të mëparshëm, Eleron Gjoni, për punën dhe angazhimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjatë vizitës, u zhvillua edhe një takim me stafin e degës, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe organizimin e strukturave përkatëse.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave vijon monitorimin në terren të punës së strukturave doganore, duke kërkuar përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.

Administrata Doganore mbetet e fokusuar në konsolidimin e standardeve të punës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe besimit të publikut.

 Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat