Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare, pas vështirësive të krijuara nga bllokimi i qarkullimit në aksin rrugor Tiranë–Librazhd, që për disa ditë ndikoi edhe në lëvizjen e mjeteve të transportit dhe veçanërisht të kamionëve.
Gjatë vizitës në terren, Drejtori u njoh me situatën aktuale dhe masat e marra për menaxhimin e fluksit, ndërsa aktiviteti në pikën doganore po rikthehet gradualisht në normalitet me rifillimin e qarkullimit të rregullt të mjeteve.
Në një prononcim gjatë inspektimit, z. Beja theksoi rëndësinë e rikthimit të normalitetit në këtë pikë të rëndësishme kufitare: “Pas situatës së krijuar nga bllokimi i rrugës dhe vështirësive që pati qarkullimi i mjeteve të transportit, veçanërisht i kamionëve, puna në pikën doganore Qafë Thanë po rikthehet gradualisht në normalitet. Strukturat tona në terren kanë menaxhuar fluksin dhe vijojnë të garantojnë funksionimin e rregullt të procedurave doganore.”
Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm zhvilloi gjithashtu takime me drejtuesit dhe punonjësit e degës, ku u diskutua mbi funksionimin e procedurave doganore, menaxhimin e fluksit dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve të kontrollit dhe shërbimit.
Në kuadër të kësaj vizite, në Degën Doganore Qafë Thanë u zhvillua edhe një takim sensibilizues me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme, pjesë e një fushate informuese që po realizohet në të gjitha degët doganore në vend nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të vizitës së monitorimit nga DG TAXUD (Directorate-General for Taxation and Customs Union) dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit të administratës doganore shqiptare mbi kërkesat dhe standardet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.
Gjatë këtij takimi u prezantuan prioritetet që lidhen me përafrimin e legjislacionit dhe praktikave doganore me acquis të Bashkimit Evropian, si dhe roli i administratës doganore në këtë proces të rëndësishëm për vendin.
Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve
Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e......
Kostot e prodhimit rriten lehtë/ Shifra në tremujorin e katërt 2025 nuk paralajmëron shtrenjtim për konsumatorin
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti 129.6, duke shënuar një rritje shumë të vogël vjetore prej 0.2%. Theksojmë se ky......
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të shitjes së bukës në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës,......
Sa vlen një orë biznes në Shqipëri? Ndërmarrjet qarkullojnë rreth 4.2 milionë euro çdo 60 minuta
Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato......
Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Dollari rikuperon pikë. Dobësohet Paundi
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka regjistruar një rikuperim të vlerës mëngjesin e sotëm në raport me dje duke u......
Cilat vende janë parajsa fiskale për pensionistët italianë? - Spanja, Tunizia, Rumania dhe Shqipëria. Fluksi drejt Portugalisë është zvogëluar
Numri i pensionistëve italianë që lëvizin jashtë vendit është në rritje. Të dhënat më të fundit përmbahen në raportin e paraqitur nga Instituti i Sigurimeve......
Nis rritja e çmimeve të karburanteve në rajon - Ekspertët: Zgjatja e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndikime të mëtejshme
Autoritetet dhe ekspertët në Evropën Juglindore paralajmërojnë për rritje të ardhshme të çmimeve të karburantit në të gjithë rajonin, pas shtrenjtimit të......
Sa rrezikohen bankat në Eurozonë nga konflikti? - Shtrenjtimi i energjisë do të rrisë inflacionin duke ndikuar në aktivitetin ekonomik
Bankat e zonës euro përballen vetëm me një ndikim të kufizuar të drejtpërdrejtë nga lufta në Iran, por rreziku më i madh qëndron në mënyrën se si një ekonomi......


