Drejtori i Përgjithshëm i Doganave inspekton Degën Doganore Bllatë: Zbatim i plotë i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një inspektim në Degën Doganore Bllatë, në vijim të masave të ndërmarra për përballimin e situatës së krijuar nga bllokimi i aksit Librazhd–Elbasan dhe devijimi i fluksit të mjeteve drejt kësaj pike kalimi kufitar.
Pas marrëveshjes së arritur me palën maqedonase dhe koordinimit ndërinstitucional, që prej ditës së djeshme kamionët që, për shkak të situatës rrugore, nuk kanë mundur të kalojnë përmes Degës Doganore Qafë-Thanë, po përdorin pikën e kalimit kufitar të Bllatës për hyrje/dalje në territorin doganor shqiptar. Kjo ka sjellë një rritje të menjëhershme të volumit të punës në këtë degë, duke kërkuar riorganizim të burimeve njerëzore dhe logjistike.
Gjatë vizitës në terren, Drejtori Beja ndoqi nga afër zbatimin e planit të masave, përforcimin e sporteleve të shërbimit dhe përpunimin e mjeteve në hyrje dhe dalje. Në prononcimin e tij, ai u shpreh: “Bashkë me kolegët e Drejtorisë së Përgjithshme jemi këtu në Bllatë për të vëzhguar zbatimin e planit të masave. Më vjen mirë të shoh që ka pasur zbatim të rregullt, pavarësisht shtesës së ngarkesës së kësaj pike doganore, siç shikohet çdo gjë po lëviz normalisht.”
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka angazhuar personel shtesë dhe ka marrë masa për garantimin e përpunimit sa më të shpejtë të formaliteteve doganore, me qëllim shmangien e vonesave dhe mbështetjen e operatorëve ekonomikë në këtë situatë të përkohshme.
Dogana Shqiptare mbetet në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet homologe të Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e tjera përgjegjëse, duke monitoruar në kohë reale situatën dhe duke garantuar vijimësinë e qarkullimit të mallrave deri në normalizimin e plotë të gjendjes në aksin rrugor.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të Kosovës
Sot, më 26 shkurt, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI-Tiranë) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të......
Kush e mbajti “në këmbë” turizmin në janar? Përveç vendeve tradicionale, Danimarka, Izraeli dhe India kryesuan rritjen
Statistikat e turizmit për nisjen e vitit sjellin disa të dhëna interesante për personat që vizituan Shqipërinë në muajin e parë të vitit. Sipas të dhënave......
“Do rrisim të ardhurat nga tatimet dhe doganat” - Ministri Malaj bën bilancin e “Financave” për vitin 2025 dhe rendit objektivat 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e zgjeruar të socialistëve të mbajtur këtë të enjte raportoi mbi veprimtarinë e ekonomisë përgjatë vitit......
Formula, si rivlerësohen tokat? - Ndryshimi midis çmimeve të referencës në fuqi dhe vlerës së tregut
Tokat në pronësi të individëve, janë një tjetër aset që mund të rivlerësohen me normën tatimore 5 %, për të rritur vlerën e tyre në nivelin e çmimeve të......
Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist, edi Rama u shpreh: “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e......
Sa kushton eksperti për rivlerësimin e pronave? - Tarifat private për 8 kategori/ Nga 150 euro për apartamente, deri 500 euro për hotele
Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të......
Pasuritë e paluajtshme, “shtylla” e kreditimit - BSH: Shqiptarët “braktisin” huamarrjen në euro
Volumi i huadhënies është përgjysmuar krahasuar me flukset rekord të fundvitit të kaluar. Edhe pse tregu ka hyrë në një fazë më të matur, pasuritë e......
Rama: Pezullimi i ministrit, ndërhyrje brutale
Gjatë mbledhjes se zgjeruar të grupit parlamentar socialist, kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS, Edi Rama, deklaroi se pezullimi i ministrit nga një......


