Drejtori i Përgjithshëm i Doganave: Bashkëpunimi me biznesin, thelbësor për një tregti të ndershme dhe të sigurtë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve që kanë aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO).
Në fjalën e tij, drejtori Beja theksoi se, Administrata Doganore është në shërbim të sipërmarrjes dhe vlerësoi aplikantët për statusin AEO, si ndër sipërmarrjet më të rregullta në vend dhe partnerë të vërtetë të doganës, duke theksuar se bashkëpunimi me biznesin është thelbësor për një tregti të ndershme dhe të sigurtë.
Gjatë takimit u fol për ecurinë e aplikimeve dhe për hapat e nevojshëm deri në miratimin e statusit. Drejtori Beja nënvizoi se synimi është që procesi të ecë me ritëm më të shpejtë, por pa cenuar standardet dhe verifikimet e nevojshme. “Angazhimi ynë i përbashkët është të veprojmë me efikasitet dhe të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, u shpreh drejtori Beja.
Bizneset pjesëmarrëse shprehën vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Administratën Doganore, duke e cilësuar si një partner dhe mbështetës, jo vetëm në aspektin procedural për përfitimin e statusit AEO, por edhe në komunikimin dhe asistencën e vazhdueshme teknike.
Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave theksoi se institucioni do të ndjekë në mënyrë proaktive çdo aplikim, duke qenë pranë biznesit dhe duke reaguar shpejt ndaj çdo nevoje apo problematike që lind gjatë procesit të marrjes së statusit OEA.
Statusi Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA) u jepet operatorëve ekonomikë të besueshëm, që përfitojnë nga thjeshtime dhe lehtësira doganore, pas një procesi vlerësimi mbi korektësinë e të bërit biznes në përputhje me ligjin. Deri më tani, këtë status e kanë përfituar 18 kompani që operojnë në sektorë të ndryshëm të tregut ndërkohë që kanë aplikuar edhe 13 kompani.
Për të marrë statusin OEA, operatorët duhet të plotësojnë kritere të qarta, si respektimi i legjislacionit doganor dhe tatimor, qëndrueshmëri financiare, sisteme të përshtatshme menaxhimi dhe standarde të larta sigurie në zinxhirin tregtar.
Përfitimet për bizneset që e zotërojnë këtë status përfshijnë trajtim më të favorshëm në vlerësimin e riskut dhe në kontrollet doganore, akses të thjeshtuar apo ekskluziv në disa procedura lehtësuese, si dhe mundësi për njohje të përbashkët me shtete të tjera, duke rritur besueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
SHBA do të publikojë të dhënat e UFO-ve/ Urdhëri i Trump për qeverinë, pas deklaratave të ish-presidentit Obama
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet për të deklasifikuar dhe publikuar informacione qeveritare të pazbuluara më parë në lidhje me jetën......
Asetet e konfiskuara nga krimi/ Ministrja Koçiu: Në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë në detyrë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të......
Qeveria e Kosovës do të vendosë çmime tavan - Së shpejti pritet të miratohet edhe konfiskimi i pasurive të pajustifikuara
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas formimit, ku ka miratuar projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028. Kryeministri, albin......
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, cilat janë rreziqet? - Analiza/ Primi i diferencuar mund të jetë barrë për shtresat më të varfra
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, mund të jetë një instrument që ofron mbrojtje reale për qytetarët, por nga ana tjetër mund të......
Sa u rritën fluturimet komerciale në janar? Eurostat: Shqipëria, rritje rekord 115.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po kthehen gjithnjë e më shumë në një tregues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit dhe të dinamikës së lëvizjes së qytetarëve,......
Turqia forcon pozitat, Arabia Saudite tërhiqet/ Si ndryshuan partnerët kryesorë tregtarë të importeve në fillimvit?
Në janar 2026, struktura e importeve mbetet e ngjashme me atë të një viti më parë, por me disa lëvizje të dukshme në peshat relative të partnerëve. Italia......
300 milionë lekë grant për startup-et në 2026 - Miratohet skema e ndihmës shtetërore për sipërmarrjet inovative
Qeveria do të mbështesë financiarisht startup-et dhe lehtësuesit e tyre gjatë vitit 2026, përmes një skeme ndihme shtetërore në formën e grantit, me një fond......
Kuvendi zgjedh 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH - Profesionistë të ekonomisë dhe sektorit bankar
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë plenare maratonë zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organi më i......


