Drejtori i Hetimit Tatimor, Martini reagon pas publikimeve mbi rastin e hakerimit të SPAK: Pretendime të pavërteta. Mbështes punën dhe integritetin e Prokurorisë

Drejtori i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Anton Martini ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në një media online mbi rastin e hakerimit të sistemit elektronik të SPAK, ku flitet për një rrjet të strukturuar dhe ku mes emrave të dyshuar për shpërndarje materialesh të rrjedhura në media, është përmendur edhe emri i tij, duke i cilësuar këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe.
“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posaçme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.
Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.
Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posaçme”, sqaron në reagimin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini.
Davos, Zelenski i pakënaqur me Europën, pritet takimi trepalësh SHBA – Rusi – Ukrainë
Në fjalimin e tij në Davos, Presidenti i Ukrainës, Zelenski akuzoi liderët europianë se në vend që të veprojnë vetë presin direktiva nga Trump. Sipas tij,......
Kuvendi e ratifikon: Shqipëria, anëtare e Bordit të Paqes - Rama: Një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqen
Me votën pro të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen e pranimit të Shqipërisë, përfaqësuar nga......
Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 7 kompani janë bërë pjesë e platformës
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......
Harta e pasurive të konfiskuara të krimit - Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?
Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri......
Agjentët AI: Si Inteligjenca Artificiale po krijon 'Punonjësin Digjital' për bizneset – InfoSoft Business Solutions
Në ekosistemin aktual të biznesit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar fazën e të qenit thjesht një mjet për gjenerim idesh dhe komunikim. Sot, po kalojmë......
Trump krijon “Bordin e Paqes” për Gazan - Shtetet anëtare firmosin aderimin në këtë organizëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, krijoi Bordin e Paqes, i cili fillimisht u përqendrua në forcimin e armëpushimit në Gaza, por që sipas tij, mund të marrë......
Gazet serrë, detyrime të reja dhe kosto për bizneset - Sistemi i ri i monitorimit të shkarkimeve, pritshmëri për më shumë transparencë mjedisore
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimet që do të mundësojnë zbatimin e ndryshimeve në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, duke......
Ndërtimi, 200 euro rritje page për punonjës - Minimalja nis nga 600 euro, preken me detyrim 55% e të punësuarve
Sektori i ndërtimit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po përballet me kontrolle fiskale nga administrata tatimore, pasi të dhënat zyrtare......


