Drejtori i Doganave, takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Evropës, që po zhvillohet në Bruksel, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Ian Saunders.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Administratës Doganore Shqiptare dhe Organizatës Botërore të Doganave, me fokus në mbështetjen për proceset modernizuese, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe përshpejtimin e digjitalizimit të shërbimeve doganore.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Beja vlerësoi rolin kyç të Organizatës Botërore të Doganave në orientimin e reformave dhe në promovimin e standardeve ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për të avancuar më tej praktikat doganore në përputhje me modelet më të mira europiane dhe globale.
Në prezantimin e vizionit për doganat shqiptare, drejtori Beja theksoi prioritetet drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat në fushën e doganave përqendrohen në përafrimin e plotë të legjislacionit, zbatimin e 24 sistemeve të reja të teknologjisë së informacionit, përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në analizën e riskut, si dhe rritjen dhe forcimin e burimeve njerëzore për të përballuar sfidat e procesit të integrimit.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm Saunders z. Saunders shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj Administratës Doganore Shqiptare, veçanërisht në drejtim lehtësimit të tregtisë dhe rritjes së efikasitetit operacional.
Ky takim konfirmon vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e mëtejshëm të reformave në sektorin doganor, në funksion të një tregtie më të sigurt dhe më të lehtësuar.
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te lehta përgjatë këtyre ditëve e ka mbyllur këtë javë në kuota të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e......
“BE mund të përballet me recesion” - FMN parashikon që inflacioni të arrijë në 5%
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se BE duhet t'u përgjigjet goditjeve energjetike me politika të disiplinuara që mbrojnë grupet vulnerabël dhe forcojnë......
Britania do heqë taksën e karbonit në prodhimin e energjisë - Synohet të lehtësohet presioni ndaj faturave të rritura
Taksa e karbonit mbi prodhimin e energjisë elektrike në Britani do të hiqet nga prilli i vitit 2028, tha qeveria, ndërsa kërkon të frenojë çmimet e energjisë......
Makinat elektrike në Evropë - Cilat vende ofrojnë mbështetjen më të madhe në vitin 2026?
Vendet evropiane kanë mbështetur prej kohësh shitjet e automjeteve elektrike, por kriza e fundit energjetike e lidhur me luftën në Iran ka nënvizuar rolin e......
7.9 mld euro për modernizimin e transportit - Draft strategjia 2026-2030, rrugë e hekurudha për integrimin në rrjetin evropian
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, një dokument që......
Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Cerdeiro
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për......
Kryeministri Edi Rama në Romë, takim me kryeministren Meloni për forcimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia......
Ekspozitë me krijime të zyrtarëve të policisë në “PUBLIK Galeri” - Modeli i ri i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga AAPSK
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi sot inaugurimin e ekspozitës “Creatio Ex Ordine” me punimet e katër......


