Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së “Partneriteti Doganor për një Europë të Lidhur - Thellimi i Bashkëpunimit Doganor CEFTA-BE për lidhje të Pandërprerë”.
Konferenca mbledh për herë të parë në Shqipëri Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, së bashku me përfaqësues të Komisionit Europian dhe institucioneve përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare, për të riafirmuar angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit doganor në mbështetje të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Në vazhdën e bashkëpunimit të përforcuar në Europë, siç u miratua së fundmi gjatë Komitetit Politik Europian të mbajtur në Tiranë më 16 Maj 2025, zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik i BE-së.
Gjatë këtij takimi pritet të nënvizohet roli thelbësor i Doganave në lehtësimin e tregtisë dhe promovimin e integrimit ekonomik në të gjithë rajonin.
Temat ku do të përqendrohen diskutimet e pjesëmarrësve janë forcimi i bashkëpunimit rajonal doganor dhe përmirësimi i tregtisë midis CEFTA-s dhe Bashkimit Europian. Konferenca do të shërbejë si platformë për një iniciativë të re që synon forcimin e partneriteteve doganore dhe është një mundësi unike për të përafruar përpjekjet rajonale me praktikat më të mira të BE-së dhe për të ndërtuar një treg të përbashkët rajonal më të fortë.
Eventi është organizuar nga Administrata Doganore Shqiptare, Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve, Sekretariati i CEFTA-s / projekti SEED+ dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit (TCT) dhe do të mirëpritet nga Administrata Doganore e Shqipërisë.

Central diellor 38 MW në Kolonjë - Aplikimi i ri pranë MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Në vijim të interesit të shtuar të sektorit privat, edhe në fillim të vitit 2025 janë regjistruar disa aplikime të reja për ndërtimin e centraleve......

"BE gati të hapë kapituj të tjerë me Shqipërinë" - Komisionerja Kos: Do të ketë vende të reja anëtare brenda mandatit tim
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, deklaroi se......

Investimet e OSHEE, 70-80 mln euro në vit - Karakaçi: Zonat prioritare, synojmë që secili rajon të mbulohet me ndërhyrje
“Investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike arrijnë në 70-80 mln euro në vit”. Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi iu përgjigj......

Programi “Doganat”, si përfiton Shqipëria? - Zv.Ministri Semani: Forcim i kapaciteteve ndaj mashtrimeve dhe kontrabandës
Doganat e vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të konsiderohen si një e vetme. Shqipëria do të vijojë të jetë pjesë e programit të BE-së,......

“Gara” e maturës: Zgjedhje të “lehta”, rezultate të ulëta/ Lëndët me zgjedhje si Gjeografia, Qytetaria dhe Historia “ngelin në klasë”
Rruga nga gjimnazi në universitet kalon përmes provimeve të maturës shtetërore, ku rezultatet në secilën lëndë luajnë një rol vendimtar. Edhe pse lëndët e......

SHBA, në pritje të ofertave tregtare - Kërkon propozime nga partnerët për të arritur marrëveshje mbi tarifat
Administrata Trump dëshiron që vendet të japin ofertën e tyre më të mirë për negociatat tregtare deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët kërkojnë të përshpejtojnë......

Shqiptarët me Portofol Identiteti Digjital - Në konsultim, projektligji për krijimin e një dosje të vetme elektronike me të dhëna private
Së shpejti, Shqipëria pritet të krijojë Portofolin e Identitetit Digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka publikuar për konsultim publik një......

Matura Shtetërore/ Sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës!
Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00......