Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2025, 09:36

Drejtoresha e BB: Politikat e pensioneve sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes!

Nga SCAN TV

Drejtoresha e BB: Politikat e pensioneve sot do të ndikojnë në

Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, u shpreh:

“Politikat e pensioneve që përmenden sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes dhe kontribuesit e punëdhënësit. Kjo të ndihmon të kesh një vizion afatgjatë. Ne do të punojmë për të përsosur më tej disa prej mekanizmave të sistemit të pensioneve duk u mbështetur në reformën e vitit 2014, jemi në rrugën e duhur. Pensionet janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e njerëzve, për qendrueshmerinë buxhetore dhe ne kemi knëaqësi që na është dhënë mundësia të mbështesim Shqipërinë në vitin 2014 dhe kemi mësuar shumë përgjatë kësaj dekade për politikat e pensioneve. Në fillim rritja e pensioneve për pensionistët aktualisht pa e balancuar me kontributet do të shkaktojë kosto. Çështja e pensioneve private duhet të ketë një rol plotësues, duhet të jetë shtesë dhe jo zevëndësues i pensioneve të detyrushme. Ndryshimet në politikën e pensioneve do të prekë të gjithë popullatën, por vetëm nëse publiku e kupton rëndësinë e saj. Ju garantoj mbështetjen tonë teknike për sistemin e pensioneve”.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Shkurt Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 98.5 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat