Drejtoresha e AMF: Tregjet në mbikëqyrje me rritje në 2024, vitin e ardhshëm synojmë avancim me digjitalizimin
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi zhvilloi takimin përmbyllës të vitit me përfaqësues të medias së shkruar, audiovizive, analistë e gazetarë të njohur. Në fjalën e mbajtur, znj. Kaçi falënderoi përfaqësuesit e medias për rolin dhe kontributin e tyre në pasqyrimin profesional të aktivitetit të AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit 2024.
Duke bërë një përmbledhje të shkurtër për zhvillimet përgjatë vitit që po mbyllet, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF theksoi se viti 2024 ka qenë pozitiv për ekonominë e vendit në përgjithësi dhe për sektorin financiar, si dhe tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.
Viti 2024 ishte një vit shumë intensiv për Autoritetin, sidomos në drejtim të procesit të përafrimit legjislativ me acquis të BE-së. AMF kompletoi të gjithë kuadrin nënligjor në zbatim të ligjit të ri për fondet e pensionit privat dhe gjithashtu draftoi ndryshimet ligjore për ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, të cilat janë në proces për miratim.
Autoriteti hartoi dhe miratoi Rregulloren e Faktorëve të Riskut, që fillon zbatimin nga 1 janari 2025, e cila parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.
Duke u ndalur tek ecuria e tregjeve nën mbikëqyrje, znj. Kaçi theksoi se të gjithë tregjet kanë njohur rritje, si edhe përmirësim të mëtejshëm të treguesve financiarë.
Përmes bashkëpunimit të ngushtë me median, Autoriteti ka mundur të komunikojë me publikun vendimet e marra, të njoftojë ndryshimet rregullative dhe zhvillimet e reja në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve, të fondeve të investimeve dhe pensioneve private vullnetare, si dhe tregut të kapitalit. "Çdo lajm, çdo analizë, shkrim apo kronikë televizive që ju keni realizuar ka kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, si dhe në rritjen e transparencës për sistemin financiar", - u shpreh zonja Kaçi në fjalën e saj.
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezantoi gjithashtu disa nga objektivat e institucionit për vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e projekteve të reja që synojnë thellimin e mëtejshëm të reformave rregullatore, digjitalizimin e shërbimeve, si dhe rritjen e mbrojtjes së konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje.
Sondazh

Trump kërcënon me tarifa tregtare nëse Europa nuk blen më shumë naftë dhe gaz nga SHBA!
Zyrtarët e BE-së hodhën poshtë sot kërcënimin e fundit tarifor të Donald Trump, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA paralajmëroi për pasoja të rënda nëse......

Uljet e normave të interesit të BQE në 2025: Sa poshtë mund të shkojnë?
Banka Qendrore Europiane (BQE) është kthyer në qendër të vëmendjes së lehtësimit monetar, me tregjet dhe ekonomistët që spekulojnë se sa larg mund të shkojë......

Skema Kombëtare, 1.6 miliard lekë shtesë për fermerët
Gjatë rishikimit të tretë për buxhetin e 2024-ës, bërë në një mbledhje të posaçme mbrëmjen e së enjtes, janë akorduar 1.4 miliardë lekë shtesë për fermerët,......

Rishikohet Buxheti i 2024-ës, 15 mijë lekë shpërblim për familjet me ndihmë ekonomike
Ministria e Financave, propozoi disa masa për periudhën janar–nëntor 2024. Ministria e Financave njofton se vëmendja këtë fundvit shkon për shtresat në......

Miratohet bonusi i pranverës, pensionistët do të marrin deri në 100 euro shpërblim
Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Në Bankën e Shqipërisë, do të krijohet një llogari......

Sarajeva, qyteti i tretë më i ndotur në botë - Indeksi i cilësisë së ajrit arrin në 225!
Fluturimet u ndaluan dhe banorëve të Sarajevës iu tha të qëndronin brenda të enjten pasi një ‘batanije’ e trashë smogu zbriti në kryeqytetin e Bosnje dhe......

BE ndalon kimikatet e dëmshme nga materialet në kontakt me ushqimin!
Komisioni ka zgjatur ndalimin e përdorimit të një kimikati që përdoret zakonisht në plastikë dhe rrëshira bisphenol A (BPA) i cili shpesh gjendet në......

Çmimi i gjalpit shënon rritje të ndjeshme në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Europian!
Ndërsa gatimi i ushqimit festiv të Krishtlindjes po afrohet, europianët zbulojnë se po përballen me një tjetër shpenzim të përditshëm ndërsa çmimi i gjalpit......