Drejtoresha e AMF në Forumin e NAIC në SHBA: Digjitalizimi dhe rritja e përfshirjes, kyçe për zhvillimin e tregjeve financiare
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurimeve 2025, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Komisionerëve të Sigurimeve (NAIC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky forum ndër më prestigjiozët në industrinë globale të sigurimeve, mblodhi drejtues të lartë të autoriteteve rregullatore, ekspertë ndërkombëtarë dhe liderë të industrisë për të trajtuar sfidat dhe zhvillimet më të fundit në tregjet e sigurimeve.
Në panelin me temë “Zhvillimi i Produkteve dhe Teknologjisë”, znj. Kaçi ndau perspektivën dhe përvojën shqiptare në drejtim të dixhitalizimit të tregut të sigurimeve dhe përfshirjes financiare. Ajo theksoi rëndësinë e ndjekjes së standardeve ndërkombëtare dhe përshtatjen e modeleve rregullatore me specifikat e vendeve në zhvillim, për të garantuar një treg më të sigurt, më transparent dhe me mbrojtje të lartë për konsumatorin.
“Shqipëria dhe rregullatorët e Evropës Juglindore mund të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin digjital të tregjeve të sigurimeve, duke vepruar si ura lidhëse mes realiteteve lokale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare,” deklaroi znj. Kaçi gjatë fjalës së saj.
Ajo shtoi gjithashtu se në Shqipëri, dixhitalizimi ka një rol strategjik kombëtar, jo vetëm si përmirësim teknologjik, por si nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirjes financiare, duke ndikuar pozitivisht në funksionin mbrojtës që ka tregu i sigurimeve.
Paneli u drejtua nga z. Justin Zimmerman, Komisioner i Departamentit të Bankave dhe Sigurimeve të shtetit të New Jersey, dhe përfshiu pjesëmarrjen e figurave të shquara ndërkombëtare, përfshirë znj. Ekhosuehi Iyahen, Sekretare e Përgjithshme e Forumit për Zhvillimin e Sigurimeve, dhe znj. Suzette Vogelsang, Eksperte e Lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ky angazhim i AMF-së në një forum të këtij niveli nënvizon rolin proaktiv të institucionit në mbështetje të inovacionit teknologjik dhe forcimit të mbikëqyrjes financiare në përputhje me tendencat globale.
Mendimi juaj

“Integrimi ekonomik ka filluar nëpërmjet sistemeve të pagesave” - Guvernatori Sejko, në konferencën organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe FMN
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar......

Dollari, drejt rënies së pestë mujore radhazi - Vendimet gjyqësore mbi tarifat dhe borxhi fiskal, shkaktarët kryesorë
Dollari amerikan u lëkund të premten, duke shkuar drejt rënies së pestë mujore radhazi, ndërsa tregtarët përgatiten për pasiguri të mëtejshme rreth politikës......

Bashkë kundër krimeve me kriptomonedhat – Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare
Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave. Kjo u bë me dije gjatë......

Tirana “zbulon” botën e kriptos - “Balkans Crypto 2025”, organizatori: Frikë nga risitë, por përdorimi po rritet
“Është koha që paratë të fillojnë të qarkullojnë. Sapo paratë nisin të lëvizin, gjithçka ndryshon – njerëzit pasurohen.” Kështu shprehet CEO i platformës......

Tarifat “rëndojnë” mbi kompanitë globale - Korporatat kanë humbur mbi 34 mld USD për shkak të kostove të larta
Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump u ka kushtuar kompanive më shumë se 34 miliardë dollarë në humbje shitjesh dhe kosto më të larta, sipas një analize......

Brezi digjital përballë lidereve të biznesit - Si do të jetë e ardhmja e teknologjisë në sipërmarrjet shqiptare?
Inovation festival, bashkoi sipërmarrësit më aktivë, për të bërë një diskutim mbi të ardhmen dixhitale, nga ku brezi i ri dhe jo vetëm, takohet me liderat e......

Rrugë për turizmin natyror - Lidhet kontrata 2 mln euro për akse përreth zonës Shkodër-Velipojë
Përmirësimi i ofertës turistike në zonën Shkodër – Velipojë përmes investimeve në infrastrukturën rrugore është në fokus të një kontrate të lidhur së fundmi......

Paguam 4.6 mld lekë për sigurimin e makinës - AMF: Në 4 muaj, të gjitha produktet përjetuan rritje të primeve
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 4.6 miliardë lekë në fund të katërmujorit. Të dhënat......