Shqipëria Postuar më 31 Janar 2026, 11:24

Drejt prodhimit “modest” të bizhuterive - Vlera globale e arit influencon dëshirën konsumatore për kursim

Nga Dorian Koça

Drejt prodhimit “modest” të bizhuterive - Vlera globale e arit

Argjendarët Italianë po ripërpunojnë bizhuteritë, si pasojë e rritjes së vlerës së arit duke i ardhur afër blerësve që i kushtojnë vëmendje çmimeve.

Çmimi i arit u rrit afro 5,600 dollarë, më shumë se dyfishi i një viti më parë, ndërsa shqetësimet gjeopolitike dhe ankthi mbi tregtinë i shtynë investitorët drejt këtij aseti të sigurt.

Tensionet politike po ushtrojnë presion të tepruar mbi artizanët e vegjël, ndërsa ata përballen me kërkesa në rritje nga klientët, përfshirë markat ndërkombëtare, për të prodhuar artikuj më të lirë, nga bizhuteritë me firmë te unazat e martesës, sipas intervistave me argjendarë të pavarur italianë.

"Pyetja kryesore që kam dëgjuar në muajt e fundit është nëse mund të prodhoj diçka më të lehtë duke patur të njëjtën pamje", tha Massimo Lucchetta, një argjendar i pavarur që prodhon artikuj për dyqanet në Vicenza e cila është qendra kryesore e përpunimit të arit në Itali.

Një tjetër mundësi për prodhuesit është të rikuperojnë dhe ripërdorin metale të riciklueshme nga linjat e tyre të prodhimit. Megjithatë, përdorimi i arit të ricikluar ose të rishitur është pothuajse i pamundur sepse mund të jetë e vështirë të certifikohet origjina e tij.

Italia në vitin 2024 përbënte 11.2% të tregut global të bizhuterive prej 130 miliardë dollarësh, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Mediobanca. Gjithashtu mbi 6,800 kompani ndërkombëtare operojnë në industrinë e arit, argjendit dhe bizhuterive në Itali.

Megjithatë, kërkesa për bizhuteri ari pritet të vazhdojë, pasi konsumatorët e shohin si ruajtës të vlerës dhe përftojnë kënaqësi nga përdorimi vetjak.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat