Shqipëria Postuar më 21 Shtator 2025, 10:00

Drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë. Rama: Investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re

Nga Scan TV

Drejt përfundimit rikonstruksioni i Qendrës së Artit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale disa pamje nga punimet që po vijojnë në Qendrën e Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, duke e cilësuar këtë projekt si një investim që i jep jetë të re qytetit.

“Mirëmëngjesi me këto pamje nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë, një hapësirë e re kulturore që i rikthehet qytetit. Ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Qendra, e cila daton që prej vitit 1974, është në proces transformimi rrënjësor. Projekti parashikon një sallë teatri moderne, një kinema bashkëkohore, një skenë lëvizëse, hapësira të dedikuara për teatrin e kukullave, ekspozita, si dhe kurse arti për të rinjtë. Me këtë investim, Lushnja pritet të fitojë jo vetëm një godinë funksionale, por një pol të rëndësishëm kulturor për komunitetin

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat