Drejt përfundimit parkimi publik në Zvërnec - Financimi nga FSHZH, lehtësi për vizitorët në Manastir
Po shkojnë drejt përfundimit punimet për parkimin e ri në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë. Projekti ka hyrë në fazën finale, duke siguruar 120 vende parkimi për automjete dhe hapësira të dedikuara për autobusët, për t’i kthyer kështu më shumë hapësirë një zone shumë të frekuentuar nga turistët.
Bashkë me gjelbërimin, ndriçimin modern dhe hapësirat e pushimit, parkimi është një investim i domosdoshëm që pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të ofrojë më shumë akses për të gjithë vizitorët e trashëgimisë kulturore dhe bukurive natyrore të Manastirit të Zvërnecit.
Ky projekt i realizuar nga bashkia Vlorë me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit tashmë ka hyrë në fazën finale.
Manastiri i Zvërnecit daton në shek. XIV. Ai rrethohet nga ujëra të kristaltë, mbart histori dhe është një destinacion i rëndësishëm për pelegrinët dhe vizitorët që kërkojnë qetësi dhe lidhje me natyrën e besimin.
Projekti për parkimet në Zvërnec, përfshin përdorimin e materialeve të qëndrueshme dhe përpjekjet për të zvogëluar ndikimin e dioksidit të karbonit (CO2) nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së energjisë së rinovueshme.
Sondazh

Borrel paralajmëron: Bota nuk mund të presë nga Uashingtoni për veprime klimatike!
Mes frikës se presidenti i zgjedhur Donald Trump do të tërheqë SHBA-në nga bisedimet globale për klimën për herë të dytë, shefi i politikës së jashtme të......

Hapet impianti i parë i hidrogjenit në Danimarkë - Projekti synon të arrijë 12 MW kapacitet, prodhimi 1500 tonë gaz në vit
Kompania daneze European Energy inauguroi impiantin e parë në vend, për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër në shkallë të gjerë. Zhvilluesi i burimeve të......

52 mln eurot e para nga fondet e BE - RMV duhet të përmbushë disa kushte për t’i përfituar
Maqedonia e Veriut, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pritet të marrë fondet e para të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian. Për të......

Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të masave për emergjencat civile!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mblodhën në Fier, në një tryezë diskutimi, prefektët e 12 qarqeve të......

268 mln euro për ruajtjen e energjisë - Bullgaria financon projektet e gjelbra me fondet e Bashkimit Evropian
Qeveria bullgare do të japë 268 milionë euro ndihmë shtetërore për zhvilluesit e 249 projekteve për impiante të gjelbra me njësi të ruajtjes së......

Nxiten zanatet, garantohet punësim - 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit
Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional edhe përgjatë viteve të ardhshme në mënyrë që të përmbushë kërkesat që kanë......

35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit - Rëndësia e datës 9 nëntor 1989 në historinë e Evropës
Më 9 Nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u......

Rreth 50 milionë euro më shumë për rendin dhe sigurinë/ Rritja e operacioneve policore, ndër prioritet kryesore për dy vitet e ardhshme
Buxheti i “Ministrisë së Brendshme” parashikon një fond prej 31 miliardë lekësh në vitin 2025, ose rreth 50 milionë euro më shumë, krahasuar me vitin 2024. E......