Shqipëria Postuar më 24 Nëntor 2025, 11:02

“Drejt një flote më të pastër” - DPSHTRR: Rritje 30.9% e regjistrimeve plug-in hybrid

Nga Ernilda Luzi

“Drejt një flote më të pastër” - DPSHTRR: Rritje

Tregu i automjeteve po orientohet drejt teknologjive më të pastra dhe efikase. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se gjatë periudhës Janar- Tetor 2025, autoveturat electrik hybrid plug-in po zënë një pjesë dominuese të regjistrimeve të mjeteve me 0 kilometra, duke arritur në 55.9% të totalit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo kategori ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 30.9%, duke reflektuar interesin gjithnjë e më të lartë të qytetarëve për automjete që kombinojnë performancën me mbrojtjen e mjedisit.

Këto të dhëna tregojnë orientimin e qytetarëve drejt mjeteve me efikasitet më të lartë energjetik dhe me ndikim më të reduktuar në mjedis.

Automjetet plug-in hybrid përfaqësojnë një zgjidhje tranzitore të rëndësishme mes motorëve tradicionalë dhe atyre plotësisht elektrikë, duke ofruar mundësi funksionimi si me energji elektrike, ashtu edhe me karburant, në varësi të nevojave të përdorimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thekson se ky është një hap drejt reduktimit të ndotjes urbane, kursimit të energjisë dhe krijimit të një flote automobilistike më moderne, më efikase dhe më miqësore me mjedisin.

Ky zhvillim dinamik i tregut të automjeteve interpretohet si një tregues i ritmit të modernizimit të flotës rrugore në vend dhe më afër standardeve bashkëkohore evropiane, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe efikasitet më të lartë energjetik.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat