‘Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës’ - Malaj: Rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se është drejt finalizimit drafti për çmimet e reja të referencës për vlerën e pronave.
“Jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës për pronat. Vlera e pronave është rritur me 26%, gjë e cila do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore”, tha ministri Malaj, gjatë takimit me përfaqësues të pushtetit vendor, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe anëtarët të tjerë të qeverisë.
Ai theksoi se taksa mbi pronën është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e vendeve europiane dhe duhet të marrë të njëjtën peshë dhe rëndësi edhe për bashkitë në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë me ndryshimin e çmimeve të referencës, Ministria e Financave do të bëjë edhe rivlerësimin e pronave me një normë tatimore të reduktuar.
“Ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve që krahas vlerës së re të pronës së tyre, të bëjnë edhe rivlerësimin real të pasurisë që zotërojnë aktualisht”, u shpreh Malaj.
Sipas tij, ky proces do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të saktë të taksimit të pronës, por edhe në forcimin e financave vendore në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve - Rama: Kontroll 24 orë me GPS!
Në takimin që zhvilloi sot në Durrës me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt......

Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor - Malaj: Bashkitë, planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut
Ministri i Financave bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në......

34 milionë euro shtesë për bujqësinë - Fermerët marrin pjesën më të madhe. Si parashikohet financimi deri në 2028-ën
Mbështetja financiare për sektorin bujqësor në vend do të vijojë të rritet dhe pse në raport me nevojat që ka, fondet e akorduara sërish janë në nivel të......

Rritet mbështetja buxhetore për hekurudhat - Planifikohen mbi 29 miliardë lekë deri në vitin 2028
Qeveria shqiptare ka planifikuar një rritje të investimeve në sektorin e transportit hekurudhor, sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028. Gjatë katër......

‘Reformë institucionale për kontrollin e territorit’ - Rama: Rregulla të reja për kantieret e ndërtimit!
Kryeministri Edi Rama u shpreh për një reformë gjithëpërfshirëse të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, mbi kontrollin e territorit kundër ndërtimeve......

Bitcoin arrin nivel rekord - Kriptomonedhat janë nxitur nga kërkesa institucionale, politikat mbështetëse
Bitcoin është rritur në nivele rekord të premten, i nxitur nga kërkesa e investitorëve institucionalë dhe politikat miqësore ndaj kriptovalutave nga......

BE, në negociata me Trump - Cili shtet evropian do të prekej më shumë nga tarifat amerikane?
Gjermania dhe Irlanda dallohen si dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave më të larta të SHBA-së. Brukseli po punon drejt një marrëveshjeje......

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen brenda të hënës!
Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë......